TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Dhjetor 2025, 14:00

Nis protesta në Shkup, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Shkruar nga Pamfleti

Nis protesta në Shkup, kërkohet drejtësi për ish-krerët

Qindra protestues kanë arritur në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, për t'u bërë pjesë e protestës në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protesta e thirrur nga OVL-UÇK ka nisur, e cila është përkrahur nga shumë figura politike, nisur nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin e sotëm.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, para nisjes së protestës ka theksuar se qëllimi kryesor i tubimit është kërkesa për drejtësi dhe rrëzimi i akuzave të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia, duke shtuar se pjesëmarrja është një akt përgjegjësie për nderimin e sakrificës dhe mbrojtjen e së vërtetës historike.

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati ka bërë të ditur se protesta do të jetë paqësore dhe nuk duhet të shqetësohen qytetarët e Shkupit, pas deklaratës së Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski, i cili tha se nuk e mbështet protestën.

Sipas tij, mbi 10 mijë qytetarët do të protestojnë sot në Shkup për lirimin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në Hagë.

Lini një Përgjigje