TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Dhjetor 2025, 14:36

Nga mbreti Charles te Princesha Kate dhe fëmijët e tyre; familja mbretërore britanike merr pjesë në meshën e Krishtlindjes (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Nga mbreti Charles te Princesha Kate dhe fëmijët e tyre; familja
Familja mbretërore britanike

Familja mbretërore britanike, sipas traditës u mblodh për të marrë pjesë në Meshën e Krishtlindjeve në Kishën Sandringham në Norfolk.

Nga Pallati Sandringham, familja mbretërore  e udhëhequr nga Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla, marshuan përmes turmave drejt kishës së vogël të Shën Marisë Magdalenë për të marrë pjesë në Meshën e Krishtlindjeve.

Nga mbreti Charles te Princesha Kate dhe fëmijët e tyre; familja

Shumë anëtarë të familjes mbretërore ishin të pranishëm, si Princi William i Uellsit, Princesha Kate dhe tre fëmijët e tyre George, Charlotte dhe Louis.

Nga mbreti Charles te Princesha Kate dhe fëmijët e tyre; familja

Gjithashtu, në “paradë”, të shoqëruar nga një turmë, morën pjesë Princesha Anne dhe vëllai i saj Edward, Duka i Edinburgut. Ndër të tjera, ishin të pranishme Princeshat Beatrice dhe Eugenie, ndërsa prindërit e tyre Andrew dhe Sarah Ferguson munguan.

Nga mbreti Charles te Princesha Kate dhe fëmijët e tyre; familja

Këto janë Krishtlindjet e dyta të Charles si sovran dhe siç është traditë, ai ka zgjedhur t’i kalojë ato me anëtarë të ngushtë të familjes mbretërore në Sandringham.

Nga mbreti Charles te Princesha Kate dhe fëmijët e tyre; familja

mbreti charles princesha kate mesha e krishtlindjeve

Lini një Përgjigje