
Qindra kilogramë kokainë u gjetën dhe u sekuestruan nga autoritetet policore greke, ndërsa u arrestuan tre anëtarë të një rrjeti trafikimi droge.
Të arrestuarit janë një bullgar dhe dy grekë, ndërsa u sekuestruan mbi 270 kilogramë kokainë, e cila ishte e ndarë në 230 pako.
Vlera e drogës vlerësohet në mbi 5 .5 milionë euro. Droga mbërriti në portin e Selanikut, brenda një kontejneri të posaçëm me banane, ndërsa ishte nisur nga Ekuadori, i cili konsiderohet "zemra" e trafikut të kokainës në mbarë botën.
Informacioni autoriteteve greke iu dha nga Agjencia Kombëtare Kundër Krimit (NCA) e Mbretërisë së Bashkuar. Bazuar në këtë informacion, autoritetet greke u njoftuan në lidhje me transportin dhe importimin, me rrugë detare, nga një vend i Amerikës Latine, të një kontejneri që përmbante një sasi të madhe kokaine, që do të ndalej në Portin e Selanikut.

Lidhur me rolin e secilit anëtar, policia greke njoftoi:
47 vjeç, ai ishte përgjegjës për komunikimin me anëtarët e udhëheqjes dhe koordinimin e ekipit operativ, për nxjerrjen dhe marrjen e lëndëve narkotike nga depoja e kontejnerit.
32 vjeç, ishte përgjegjës për eksportimin dhe shpërndarjen e sasive të kokainës te anëtarët e tjerë të organizatës
40-vjeçari, pronar i një kompanie transporti rrugor mallrash, kishte siguruar hapësirë dhe masa sigurie në emër të organizatës për të lehtësuar eksportin e drogës nga kontejneri.
Në të njëjtën kohë, është verifikuar përfshirja e anëtarëve si në Greqi ashtu edhe në Amerikën Latine, përfshirë udhëheqësit, identiteti i të cilëve po hetohet.

Lini një Përgjigje