TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Prill 2024, 19:43

Netanyahu nuk i bindet SHBA-së, cakton datën për pushtimin tokësor në Rafah

Shkruar nga Pamfleti

Netanyahu nuk i bindet SHBA-së, cakton datën për pushtimin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka caktuar një datë për një pushtim tokësor të Gazës. Në një deklaratë video këtë të hënë, Netanyahu tha se operacioni Rafah është thelbësor për fitoren.

Duke mos marrë parasysh kritikat dhe paralajmërimet e perëndimit, Netanyahu ka vendour ta dërgojë deri në fund planin e tij për pushtimin e Rafahs.

"Do të ndodhë. Ka një datë", tha ai, pa dhënë detaje.

Aleati kryesor i Izraelit, SHBA, ka thënë se pushtimi i Rafahut do të ishte një gabim dhe ka kërkuar që të shihet një plan i besueshëm për të mbrojtur civilët.

Më shumë se një milion palestinezë të zhvendosur kanë kërkuar strehim nga lufta në Rafah. Izraeli po blen 40,000 tenda për t'u përgatitur për evakuimin e Rafahut, tha një zyrtar izraelit, duke folur në kushte anonimiteti, sepse ata nuk ishin të autorizuar të flisnin me mediat.

netanyahu

Lini një Përgjigje