
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu i është përgjigjur thirrjes së Presidentit të Francës Macron i cili i kërkoi Izraelit të ndalonte vrasjen e grave dhe foshnjave në Gaza dhe përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim në luftë.
Netanyahu tha se liderët europianë duhet të dënojnë Hamasin dhe jo Izraelin, duke pretenduar se ushtria e tij po përpiqej të largonte civilët nga konflikti, ndërsa Hamasi po i përdorte ata si mburoja njerëzore.
“Krimet që po kryhen sot nga Hamas-ISIS në Gaza do të kryhen nesër në Paris, Nju Jork dhe në të gjithë botën”, tha ai.
Lini një Përgjigje