
Agjentët e FBI-së kanë sekuestruar telefona celularë dhe pajisje të tjera elektronike të kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, si pjesë e një hetimi federal për financimin e fushatës së tij.
Një hetim korrupsioni është duke u zhvilluar për të përcaktuar nëse dhe në çfarë mase, gjatë fushatës së tij për t’u zgjedhur kryebashkiak i Nju Jorkut në vitin 2021, zoti Adams komplotoi me qeverinë turke ose me qytetarët turq.
“Të hënën mbrëma, FBI iu drejtua kryetarit të bashkisë pas një ngjarjeje. Kryetari e përmbushi menjëherë kërkesën e FBI-së dhe i dha pajisjet elektronike. Ai nuk akuzohet për asnjë vepër penale dhe vazhdon të bashkëpunojë me hetimin”, tha Boyd Johnson.
Hetimi federal për fushatën e Adams u zbulua javën e kaluar kur agjentët e FBI kontrolluan shtëpinë e mbledhëses së fondeve Brianna Suggs, një praktikante 25-vjeçare, ku sekuestruan kompjuterë, celularë dhe një zarf kartoni të shënuar “Eric Adams”.
Javën e kaluar, hetimi e detyroi kryebashkiakun të largohej me shpejtësi nga Uashingtoni, DC, ku do të takohej me Shtëpinë e Bardhë dhe zyrtarë të Kongresit për të diskutuar fluksin e emigrantëve në qytetin e tij.
Lini një Përgjigje