
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka dërguar një mesazh popullit libanez në mes të sulmeve ajrore të vazhdueshme të Izraelit.
Në video mesazhin e shpërndarë, kryeministri izraelit thotë se lufta e vendit të tij nuk është me ta, por me Hezbollahun. Më tej ai bëri thirrje popullatës libaneze që t'i marrë "seriozisht" paralajmërimet e ushtrisë për evakuim.
Message for the people of Lebanon: pic.twitter.com/gNVNLUlvjm
— Benjamin Netanyahu - בנימין נתניהו (@netanyahu) September 23, 2024
"Mos lejoni që Hezbollahu të rrezikojë Libanin. Të lutem, largohu nga rruga e keqe tani", tha Netanyahu.
Në fund ai shtoi se pasi të përfundojë operacioni i Izraelit, libanezët mund të "kthehen të sigurt" në shtëpitë e tyre.
Ndërkohë që sipas ministrisë libaneze të shëndetësisë, sulmet e sotme izraelite deri më tani kanë vrarë më shumë se 270 njerëz.
Lini një Përgjigje