TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Shkurt 2025, 07:55

Negociatat Trump-Putin, reagojnë fuqitë e BE: S'ka fund të lumtur në Ukrainë, pa përfshirjen e Evropës!

Shkruar nga Pamfleti

 

Negociatat Trump-Putin, reagojnë fuqitë e BE: S'ka fund të
Trump dhe Putin

Trump ka deklaruar prej kohësh se synon që t’i japë fund luftës në Ukrainë, por pa dhënë detaje se si mund ta arrijë këtë.

Vendet evropiane, përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Britaninë, si dhe Komisioni Evropian lëshuan një deklaratë të përbashkët të mërkurën në mbështetje të Ukrainës dhe thanë se do të bashkëpunojnë me Shtetet e Bashkuara për të ardhmen e saj.

Fuqitë evropiane kanë thënë se duhet të jenë pjesë e çdo negociate të ardhshme për fatin e Ukrainës, duke nënvizuar se vetëm një marrëveshje e drejtë me garancitë e sigurisë do të siguronte paqe të qëndrueshme.

“Objektivat tanë të përbashkët duhet të jenë të vendosim Ukrainën në një pozicion të fortë. Ukraina dhe Evropa duhet të jenë pjesë e çdo negociate”, thanë shtatë vende evropiane dhe Komisioni Evropian në një deklaratë të përbashkët pas një takimi të ministrave të jashtëm në Paris.

Nga Brukseli, ku po merrte pjesë në një takim të homologëve të tij të NATO-s, Sekretari amerikan i Mbrojtjes kishte folur për planet e Uashingtonit.

Pete Hegseth e konsideroi joreale të parashikohej një kthim në kufijtë e Ukrainës para vitit 2014, që do të thotë se gadishulli i Krimesë do t'i përkiste territorit ukrainas. Vendet evropiane duhet të kontribuojnë pjesën më të madhe të ndihmës për Ukrainën në të ardhmen, shtoi ai, duke vënë në dukje se çdo vendosje e mundshme e një force ushtarake paqeruajtëse nuk mund të bëhet nën kujdesin e NATO-s.

Gjatë takimit të tyre në Paris, ministrat e jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Spanjës theksuan edhe një herë se asnjë vendim për Ukrainën nuk duhet të merret "pa Kiev" dhe pa pjesëmarrjen e evropianëve.

“Pse administrata Trump po i jep Putinit dhurata, territor ukrainas dhe një “jo” anëtarësimit të Ukrainës në NATO – para se të kenë filluar negociatat", tha ish-ambasadori i SHBA-së në Rusi.

Barack Obama ishte presidenti i fundit amerikan që vizitoi Rusinë për të marrë pjesë në samitin e G20 të mbajtur në 2013 në Shën Petersburg.

Takimi më i fundit Trump-Putin u zhvillua në vitin 2018 në Helsinki, Finlandë. Biseda e tyre telefonike e djeshme ka ndodhur një ditë pas lirimit të amerikanit Mark Fogel, i dënuar në Rusi për posedim droge. Në këmbim, SHBA ranë dakord të lironin rusin Alexander Vinnik, i cili ishte dënuar për krime të lidhura me kriptovalutat.

Të mërkurën, Uashingtoni njoftoi gjithashtu lirimin e tre të burgosurve në Bjellorusi, duke përfshirë një amerikan.

Presidenti Donald Trump diskutoi për luftën në Ukrainë të mërkurën në telefonata të veçanta me Presidentin rus Vladimir Putin dhe Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, hapi i parë madhor diplomatik i presidentit amerikan për një luftë të cilën është zotuar se do ta ndalë.

Pasi bisedoi me Putin për më shumë se sa një orë, Trump tha se udhëheqësi rus, i cili nisi sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në 2022, mbështet dhënien fund të luftës dhe se ata kishin diskutuar për “arritjen e një armëpushimi në një të ardhme jo shumë të largët”.

“Ai do që lufta të marrë fund. Ai nuk do që lufta të ndërpritet dhe luftimet të rikthehen sërish pas 6 muajsh”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

“Mendoj se jemi në rrugën drejt arritjes së paqes. Mendoj se Presidenti Putin do paqe, Presidenti Zelenskiy do paqe, unë dua paqe. Thjesht dua që të mos shoh më njerëz të vriten”, shtoi Presidenti amerikan.

Trump ka deklaruar prej kohësh se synon që t’i japë fund luftës në Ukrainë, por pa dhënë detaje se si mund ta arrijë këtë.

Trump shton se ai ka udhëzuar një ekip, duke përfshirë Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, për të udhëhequr negociatat./ Pamfleti

trump putin eu

Lini një Përgjigje