TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Dhjetor 2025, 21:09

Negociatat me BE-në, Franca ‘bllokon’ mbylljen e dy kapitujve për Malin e Zi

Shkruar nga Pamfleti

Negociatat me BE-në, Franca ‘bllokon’ mbylljen e dy kapitujve

Mali i Zi ka shumë të ngjarë të mbyllë vetëm tre nga pesë kapitujt e pritur në negociatat me Bashkimin Evropian (BE) deri në fund të vitit, sepse përfaqësuesit e Francës bllokuan dy prej kapitujve 11 dhe 13; (Bujqësia dhe Zhvillimi Rural) dhe (Peshkimi).

Francezët e bënë këtë deklaratë në seancën e Grupit të Punës të Këshillit të BE-së (COELA), të mbajtur më herët sot. Ndërkohë që vendimi u konfirmua në seancën e Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare (COREPER II).

Sipas informacioneve jozyrtare nga “Vijesti”, përfaqësuesit e Francës pohuan, ndër të tjera, se Kapitujt 11 dhe 13 nuk janë gati për t’u mbyllur dhe se nuk janë të harmonizuar mjaftueshëm me acquis të BE-së, pa dhënë arsye specifike për qëndrimin e tyre.

Edhe pse vendimi i Francës mund të ndryshohet në nivel ministror, ​​shanset që kjo të ndodhë janë shumë të vogla.

Negociatat për pranimin e Malit të Zi në BE filluan më 29 qershor 2012. Që atëherë, Podgorica ka hapur të gjitha kapitujt (33) dhe ka mbyllur përkohësisht shtatë, nga të cilët tre në fund të vitit të kaluar dhe një në qershor të këtij viti.

Lini një Përgjigje