TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Shkurt 2025, 08:06

Në qendrat e votimit me veshje karnavales, çfarë nuk u pa dje nga zgjedhjet në Gjermani (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Në qendrat e votimit me veshje karnavales, çfarë nuk u pa dje

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani përkuan këtë vit me sezonin e karnavaleve, një periudhë festive e shumëpritur në disa rajone të vendit, veçanërisht në landet Nordrhein-Westfalen, Rheinland-Pfalz dhe Baden-Württemberg.

Në qendrat e votimit me veshje karnavales, çfarë nuk u pa dje
Votues i veshur me kostum karnavalesh

Për shkak të kësaj përputhjeje, në shumë qendra votimiqytetarët shkuan për të hedhur votën e tyre të veshur me kostume shumëngjyrëshe dhe maskat tradicionale të karnavaleve, sepse pas votimit ata shkonin për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme për karnavalet.

Atmosferë festive në proces zgjedhor

Në qytete si Këlni, Dyseldorfiapo Mainci, ku karnavalet janë pjesë e rëndësishme e kulturës lokale, votuesit shkuan në qendrat e votimit të veshur si klounë, kalorës mesjetarë apo personazhe fantastike, duke sjellë një atmosferë festive edhe në procesin zgjedhor.

Në qendrat e votimit me veshje karnavales, çfarë nuk u pa dje
Qender votimi e zbukuruar për karnavale

Disa qendra votimi ishin zbukuruar me ngjyrat festive të karnavaleve dhe madje shpeshherë zbukurime dhe aksesorë karnavalesh mbanin edhe vëzhguesit dhe punonjësit e administratës zgjedhore.

Në qendrat e votimit me veshje karnavales, çfarë nuk u pa dje
Votues i veshur si kalorës mesjetar

Por megjithë atmosferën e gëzueshme procesi i votimit u zhvillua në mënyrë të rregullt dhe pa probleme. Autoritetet gjermane theksuan rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje, duke nënvizuar se festimi i karnavale dhe demokracia mund të bashkëjetojnë, duke bërë që dita e votimit të ketë një frymë të veçantë këtë vit./DW

Lini një Përgjigje