TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Maj 2023, 13:53

Moti i keq "pushton" Italinë/ Përmbytet rajoni i Brescia-s, përfundojnë në kanal dy makina

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq "pushton" Italinë/ Përmbytet rajoni i Brescia-s,

Stuhia që goditi provincën e Brescias-s në Itali pasditen e të mërkurës ka shkaktuar dëme serioze, sidomos në zonat e Caino, Nave dhe Concesio në Val Trompia, ku rrugët janë kthyer në përrenj balte.

Në Rezzato, argjinatura e kanalit u shkatërrua duke sjellë si pasojë rënien e dy makinave në kanal, të cilat fatmirësisht nuk kishin pasagjerë brenda.

Në qytetin e Brecias pati vështirësi të mëdha në qarkullimin e automjeteve për shkak të përmbytjes së disa nënkalimeve. Zjarrfikësit punuan gjatë gjithë pasdites dhe natës me Mbrojtjen Civile duke përdorur pompat e shkarkimit të ujit për të pastruar rrugët dhe për të rivendosur të paktën rregullin në sistemin rrugor.

Nga ana tjetër, nga kjo fatkeqësi disa familje në Lavenone kanë mbetur tërësisht të izoluara.

Moti i keq "pushton" Italinë/ Përmbytet rajoni i Brescia-s,Moti i keq "pushton" Italinë/ Përmbytet rajoni i Brescia-s,

moti i keq ne itali

Lini një Përgjigje