Deklaratat bombastike të Trump kanë hapur edhe një precedent të rrezikshëm në arenën globale, duke u dhënë argumente Rusisë dhe Kinës për veprime të ngjashme.
Shtëpia e Bardhë përmes disa postimesh në “X” ka publikuar një sërë mesazhesh të forta pas urdhërit të presidentit amerikan, Donald Trump lidhur me operacionin ushtarak të regjistruar të shtunën në Venezuelë, ku u arrestua presidenti i vendit, Nicolas Maduro dhe gruaja e tij.
Në një nga postimet duket një fotografi e Trumpit duke vëzhguar operacionin ushtarak në Venezuelë. Bashkëngjitur me foton shkruhet: “Mos luani lojëra me presidentin Trump”
“Presidenti Trump është një njeri i veprimit. Nëse nuk e dini, tani e dini”, shkruhet në postimin e Shtëpisë së Bardhë.
President Trump is a man of action.
— Department of State (@StateDept) January 3, 2026
If you don’t know, now you know. pic.twitter.com/G8DH20m9Dm
Deklaratat bombastike nga Shtëpia e Bardhë siç bën shpesh Trump para mediave dhe ideja e një “rrëmbimi” të Maduros nga SHBA, e konceptuar si akt force i drejtpërdrejtë, e vendosin politikën amerikane në një paralelizëm të frikshëm me figurën e 'Don Corleones' te filmi 'The Godfather' dhe jo si garant i rendit ligjor, por si patriark mafioz që vepron mbi logjikën e “ofertës që s’mund ta refuzosh”.
Ashtu si Corleone që e justifikon dhunën në emër të rendit, nderit apo interesit të familjes, edhe ky lloj diskursi politik e zhvesh ligjin ndërkombëtar nga universaliteti i tij dhe e kthen fuqinë në arbitrin e vetëm.
Në këtë mënyrë, SHBA rrezikon të humbasë autoritetin moral, ndërsa Rusia dhe Kina fitojnë alibi të gatshme për të ndjekur të njëjtën logjikë brutale, duke e shndërruar arenën globale nga një sistem rregullash në një skenë ku sundon ligji i më të fortit.
Ndërkohë sulmi i urdhëruar nga presidenti amerikan, Donald Trump, ndaj Venezuelës përbën një “shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe një akt agresioni ndaj një shteti sovran”, sipas profesoreshës Marina Castellaneta, pedagoge e së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Barit.
Sipas saj, veprimi bie ndesh drejtpërdrejt me Kartën e Kombeve të Bashkuara.
“Neni 2, paragrafi 4 i Kartës së OKB-së ndalon përdorimin e forcës. Kjo është një normë detyruese, nga e cila mund të devijohet vetëm në rast të vetëmbrojtjes, pas një sulmi të armatosur të pësuar. Në këtë rast, kjo kusht nuk ekziston”, shpjegon Castellaneta.
Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, ka ngritur pikëpyetje të mëdha për qëllimet e vërteta të manjatit Donald Trump në Venezuelë dhe gjiithë globin.
Daljet e pakontrolluara të Trump, përfshirë pretendimin se Amerika do ta “qeverisë” Venezuelën dhe digresionet e gjata për sigurinë në qytetet amerikane, rrezikojnë të krijojnë një problem serioz imazhi dhe strategjie për SHBA-të në Amerikën Latine.
Reagimet e ftohta apo kritike nga vende si Brazili, Kolumbia dhe Meksika tregojnë shqetësimin rajonal, ndërsa deklaratat bombastike të Trump kanë hapur edhe një precedent të rrezikshëm në arenën globale, duke u dhënë argumente Rusisë dhe Kinës për veprime të ngjashme./ Pamfleti
Cila e drejtë ndërkombëtare u shkel sipas Marinës profesore nga Bari??? Ky ishte operacion spektakolar. Asnjë e drejtë nuk ju shkel popullit të Venezuelës se u arrestua një njeri qoftë president. Koha kur diktatorët fshihen pas popullit dhe të drejtës ndërkombëtare ka vdekur që mbrëmë. Rradha e ali khamemeit tashti. Le të dridhen të tjerët.
Nese vertete Trump luften e ka me autokratet, diktatoret apo terroristet, duhet te godase fillimisht Putinin,Ajatollahu Kamenein dhe Kim Yong Un. Pak me mire se keto leshte Erdogani,por edhe ky e ka mendjen lart. Keto jane aktualisht autokratet dhe diktatoret problematike,pas krimineleve te LDB, Por koha kishte ardhur qe dikush ne SHBA te nxjerrin dhembet ndaj diktatoreve sepse prapseprap SHBA paragjykohen nga diktatoret, si te sillen mire dhe keq. Por duhet gjetur e keqja me e madhe.
Jo jo nuk eshte pikerishte ashtu si ju komentoni,se pari Amerika shikon se ku i prishen interesat gje qe ka shume te drejte,se dydi vende si kina po i prishin intetresat ne Ameriken latine,se treti keto zghidhen me kompromise kur te ofrohet edhe me goditje kur nuk e kuptone,pra amerika eshte ajo qe Bota do shofi ne Vazhdime…!!????????♂️