TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Nëntor 2025, 08:58

Momente paniku në Shtëpinë e Bardhë, zyrtari humb ndjenjat në Zyrën Ovale (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Momente paniku në Shtëpinë e Bardhë, zyrtari humb ndjenjat
Momente paniku në Shtëpinë e Bardhë

Moment paniku në Zyrën Ovale përpara presidentit Trump. Një përfaqësues i një kompanie farmaceutike u rrëzua pa ndjenja gjatë një konference për shtyp, ku po njoftohej ulja e çmimeve të ilaçeve kundër obezitetit.

Zyrtari, që ndodhej pas David Ricks, drejtorit ekzekutiv të kompanisë Lilly, i cili po shpjegonte masën, u ndihmua menjëherë, nga dy persona pranë tij përpara se të binte në dysheme.

Presidenti Trump ishte ulur përballë tij në tryezën Resolute, ndërsa Dr. Mehmet Oz, administrator i Qendrave për Shërbimet Medicare dhe Medicaid, nxitoi për ta ndihmuar.

Gazetarët dhe fotografët që mbulonin ngjarjen u nxorën menjëherë nga dhoma, ndërsa personeli mjekësor i Shtëpisë së Bardhë ndërhyri për të dhënë ndihmën e parë.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, bëri të ditur se personi i sëmurë ishte mirë pas pak çastesh, dhe ngjarja nuk pati efekte të mëtejshme. Ajo konfirmoi se konferenca për shtyp do të rifillonte shpejt, duke shtuar se punonjësi kishte marrë kujdesin e duhur mjekësor.

Presidenti Trump u shpreh se incidenti ishte një ndërprerje e vogël, por siguroi se personi ishte mirë. Ai e komentoi situatën në mënyrë të qetë, duke u përqendruar te lajmërimi i çmimit të ilaçeve për humbje peshe, të cilat do të bëhen më të përballueshme për amerikanët.

momente paniku në shtëpinë e bardhë zyrtari humb ndjenjat në zyrën ovale

Lini një Përgjigje