TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Prill 2026, 06:53

Mojtaba Khamenei është në koma, SHBA zbulojnë vendin ku po kurohet; ç’thonë raportet

Shkruar nga Pamfleti
Mojtaba Khamenei është në koma, SHBA zbulojnë vendin ku po
Mojtaba Khamenei

Sipas inteligjencës amerikane dhe izraelite, ai nuk është në gjendje të qeverisë

Sipas një raportimi të gazetës The Times, lideri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ndodhet në gjendje kome dhe po merr trajtim në qytetin Qom. Raporti i referohet një memorandumi të shërbimeve të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, i cili është shpërndarë tek aleatët arabë.

Sipas publikimit, dokumenti thekson se Khamenei aktualisht nuk është në gjendje të qeverisë dhe po trajtohet në qendrën fetare në jug të Teheranit.

Gazeta shton se ky informacion ka qarkulluar mes partnerëve rajonalë dhe mund të përbëjë treguesin e parë për vendndodhjen e Khameneit që nga fillimi i luftës.

Khamenei nuk është shfaqur publikisht që nga shpërthimi i konfliktit mes Iranit, Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, më shumë se pesë javë më parë.

Video që paraqet një version të kundërt nga Irani

Nga ana tjetër, Irani paraqet një narrativë të ndryshme. Autoritetet iraniane publikuan një video të re, ku për herë të parë shfaqet Mojtaba Khamenei duke u drejtuar drejt një salle operacionesh ushtarake.

Në pamje shfaqet një imazh i madh i instalimit të reaktorit bërthamor në Dimona të Izraelit, së bashku me koordinatat e tij.

mojtaba irani shba

Lini një Përgjigje