TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Tetor 2024, 14:36

Ministri i Netanyahut: Izraeli ka më shumë surpriza për Hezbollahun

Shkruar nga Pamfleti
Ministri i Netanyahut: Izraeli ka më shumë surpriza për
Yoav Gallad

“Izraeli ka më shumë surpriza për Hezbollahun”, kështu është shprehur ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallad.

“Hezbollah po merr shumë goditje të rënda, njëra pas tjetrës. Ne e kemi eliminuar Nasrallahun dhe kemi shumë surpriza për ta. Disa prej tyre kanë ndodhur ndërsa të tjerat do të ndodhin së shpejti.”, ka shtuar ai ndërsa ka vizituar selinë e Divizionit 36-të në Izraelin verior.

Më tej ai nënvizoi se IDF po kryer një operacion në disa fshatra dhe se ky proces do të vazhdojë aty ku është e domosdoshme për të shkatërruar të gjithë infrastrukturën e Hezbollah.

Ndërkohë Izraeli vendosi në shënjestër edhe liderin e ri të Hezbollahut në Liban. Ushtria e shtetit hebre ka shtuar sulmet ajrore në vendin fqinj, me një shpërthim masiv të raportuar në jug të Bejrutit.

Një raketë raportohet të ketë rënë jo shumë larg aeroportit ndërkombëtar të kryeqytetit të Libanit, pranë Dahieh, që konsiderohet një bastion i Hezbollahut.

Pavarësisht sulmit, aeroporti po operon normalisht. Zyrtarët izraelitë konfirmuan për mediat amerikane se shënjestër e këtyre bombardimeve ishte Hashem Safieddine, njeriu që mendohet se ka marrë drejtimin e grupimit që mbështetet nga Irani. Gjendja e tij shëndetësore nuk dihet.

Ministria e Shëndetësisë e Libanit njofton se 37 persona janë vrarë nga inkursioni tokësor dhe sulmet ajrore të Izraelit në 24 orët e fundit, duke e çuar bilancin total të viktimave më shumë se 2 mijë, që prej tetorit të kaluar.

Një sulm ajror izraelit ndaloi trafikun pranë pikës kryesore kufitare Liban-Siri, tha një zyrtar në Bejrut. Dhjetëra mijëra njerëz janë larguar nga kjo pikë kufitare, ndërsa 1 milion njerëz të zhvendosur po kërkojnë një strehë të sigurtë nga bombardimet.

Ushtria izraelite tha se dhjetëra predha u lëshuan nga Hezbollahu drejt qytetit verior të Haifës dhe rajonit të Galilesë. Shumica prej tyre janë shpërthyer në ajër nga mbrojtja e shtetit hebre. 

yoav gallad

Lini një Përgjigje