TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Tetor 2025, 22:26

Merr fund epoka e Dodik, Republika Srpska me presidente të përkohshme; SHBA përshëndet vendimin

Shkruar nga Pamfleti

Merr fund epoka e Dodik, Republika Srpska me presidente të përkohshme;

Parlamenti i Republikës Srpska të Bosnjës emëroi Ana Trisic Babiç si presidente të përkohshme të shtunën, duke shënuar njohjen e parë zyrtare pasi ish-presidenti Milorad Dodik ka dhëne dorëheqjen pas një vendimi gjykate që e ndalonte të mbante poste politike.

Ana Trisic Babiç, një aleate e ngushtë e Dodikut, do të shërbejë si presidente e përkohshme për një muaj, deri në planifikimin e zgjedhjeve të reja presidenciale më 23 nëntor.

Përveç emërimit, parlamenti i Republikës Srpska shfuqizoi disa ligje separatiste të miratuara gjatë vitit të kaluar, pasi Dodik u akuzua për injorimin e vendimeve nga i dërguari special i bashkësisë ndërkombëtare, gjithashtu edhe nga gjykata kushtetuese.

Pavarësisht votimit parlamentar, Dodik një nacionalist pro-rus që mbështet shkëputjen e Republikës Srpska dhe bashkimin e mundshëm me Serbinë, deri më tani ka refuzuar të japë dorëheqjen. Ai vazhdon të kryejë detyrat presidenciale dhe të udhëtojë jashtë vendit, ndërsa apelon vendimin e gjykatës në gjykatën kushtetuese. Dodik deklaroi se politika e ndjekjes së shkëputjes mbetet e pandryshuar dhe se çdo veprim i tillë do të kërkonte koordinim me partnerët ndërkombëtarë.

Departamenti Amerikan i Shteti përshëndeti votimin parlamentar, i cili tha se ky është rezultat i përpjekjeve të udhëhequra nga amerikanët për të butur krizën në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Brendan Hanrahan, një zyrtar i lartë në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, tha se veprimet e Asamblesë Kombëtare të Republikës Srpska promovojnë stabilitetin në vend dhe hedhin themelet për një partneritet konstruktiv me Shtetet e Bashkuara bazuar në interesa të përbashkëta dhe potencial ekonomik.

Të premten, Departamenti i Thesarit i SHBA-së hoqi katër nga bashkëpunëtorët e Dodikut nga lista e sanksioneve. Ndërsa Dodiku vazhdon të bëjë fushatë për heqjen e sanksioneve të vendosura ndaj tij. Ai është sanksionuar nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar për pengimin e marrëveshjes së paqes së Dejtonit, e cila i dha fund luftës në Bosnjë në vitet 1990, si dhe nga disa vende evropiane të shqetësuara se politikat e tij separatiste kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në Bosnjë.

Lini një Përgjigje