TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Maj 2023, 21:25

“Me vullnetin e Zotit, Erdogan do fitojë”, turqit të ndarë për balotazhin e zgjedhjeve presidenciale

Shkruar nga Pamfleti

“Me vullnetin e Zotit, Erdogan do fitojë”, turqit të

Mbështetësit e qeverisë dhe opozitës në Turqi nuk janë të lumtur me rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit.

Pas votimeve të së dielës, gjithçka do të vendoset më 28 maj, ku do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale mes presidentit aktual Rexhep Tajip Erdogan dhe liderit të opozitës Kemal Kiliçdaroglu.

Reagimet e qytetarëve janë ndarë sa i takon balotazhit, disa thonë se ato duhet të ishin fituar nga opozita që në raundin e parë, ndërsa të tjerë besojnë në fitoren bindëse të Erdogan në raundin e dytë.

“Mendoj se ishte diçka e pritshme, sepse ky vend është një vend që e di se çfarë kërkon. Ky komb ka dy këndvështrime të kundërta. Ne po jetojmë në një vend demokratik, me zgjedhje ku kushdo ishte i lirë të shprehte vullnetin e tij. Thjesht, ishte diçka e pritshme”, tha një qytetar.

Ndërkohë një tjetër u shpreh: “Pavarësisht gjithë zhvillimeve negative në vend, ne sërish humbëm për shkak se votuam personin e gabuar. Duhet të kishim fituar bindshëm, por i humbëm këto zgjedhje”.

Mbështetësit e Erdogan shprehen të zhgënjyer që zgjedhjet shkuan në raundin e dytë dhe thanë se fitorja duhet të ishte siguruar që në raundin e parë.

“Personalisht nuk doja që këto zgjedhje të shkonin në balotazh. Duhet të kishim fituar mbi 50% të votave. Nuk duhet të përjetojmë 14 ditë të tjera stres. Me vullnetin e Zotit, Erdogan do ta fitojë raundin e dytë në mënyrë bindëse”, tha një mbështetës i Erdogan.

Balotazhi i zgjedhjeve në Turqi do të mbahet më 28 maj. Përballë janë presidenti në detyrë Recep Tayyip Erdogan dhe lideri i opozitës, Kemal Kiliçdaroglu. Në rezultatet e të djelës Erdogan siguroi 49.5% të votave, ndërsa Kiliçdaroglu 44.8%.

erdogan turqi zgjedhje presidenciale

Lini një Përgjigje