
Ish-bossi i Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro, i shtruar në repartin e të burgosurve të spitalit L'Aquila, ka rënë në koma të pakthyeshme. Në mbrëmje mjekët mësohet se do t’i ndërpresin ushqyerjen. Bosi i mafias vuante prej disa kohësh nga kanceri dhe i nënshtrohej terapisë antikancerogjene që para arrestimit, që siç dihet u bë më 16 janar.
Kushtet e Messina Denaro ishin përkeqësuar ditët e fundit. 61-vjeçari vuan nga kanceri i zorrës së trashë. Për disa ditë ai nuk ishte në gjendje të ushqehej në mënyrë të pavarur: më 12 shtator trajtimet për kancerin u pezulluan dhe vetëm trajtimet e dhimbjeve vazhduan, raporton Corriere.
Ish-bossi i Cosa Nostra kishte kaluar 30 vite si i arratisur, por më 16 janar ai u arrestua nga policia italiane, raporton Corriere.
“Më morët se jam sëmurë, nuk do të pendohem kurrë”, ishin disa nga fjalitë e tij të para që u tha hetuesve.
Para disa ditësh ai deklaroi nëpër media se është pajtuar me të bijën, Lorenza Alagna, dhe i ka dhënë asaj mbiemrin e tij, ku kjo e fundit firmosi aktin noterial.
Lini një Përgjigje