TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Shtator 2023, 21:36

Strehimi i personave të rrezikshëm në Dubai, eksperti: Marrëveshja e ekstradimit ende shumë larg

Shkruar nga Pamfleti

Strehimi i personave të rrezikshëm në Dubai, eksperti:

Eksperti i kriminalistikës Fation Softa është shprehur se e sheh të largët marrëveshjen e ekstradimit mes Shqipërisë dhe Dubait.

Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, ai theksoi se personat me rrezikshmëri të lartë po strehohen në Dubai duke e parë këtë të fundit si parajsë penale.

“Politikat e Shqipërisë drejt Dubait kanë një intensitet ndryshe, kanë një tendencë për të krijuar një lloj afrimi me këtë vend. Personat në shkallë të lartë rrezikshmërie, janë dhe po strehohen gjithmonë e më shumë duke parë Dubain si Parajsë penale. Organet ligjzbatuese shqiptare nuk kanë qenë në gjendje të bëjnë kon trollin dhe bllokimin e aseteve të financave të tyre. Sa i përket tentativës për të krijuar lidhje dhe marrëveshje, është për t’u përgëzuar, por nuk e di sa larg është për të bërë këtë pritje. Një marrëveshje ekstradimi mes Dubait dhe Shqipërisë e shoh të gjatë”, tha Softa.

dubai ekstradimi marrëveshja

Lini një Përgjigje