Të tjera detaje vijojnë të zbulohen lidhur me aktin terrorist në Bond Beach të Australisë, ku të paktën 16 persona humbën jetën dhe 40 të tjerë u plagosën si pasojë e të shtënave me breshëri nga dy persona, njëri prej të cilëve mbeti i vrarë.
Së fundmi në rrjetet sociale qarkullon një video, e cila po bëhet virale, ku tregohet një burrë i moshuar, që përleshet me një nga terroristët, i identifikuar si Sajid Akram.
Videoja, e cila u ngarkua në një platformë kineze të mediave sociale të martën tregon një burrë me këmishë vjollcë që përleshet me terroristin 50-vjeçar, duke e rrëzuar atë, në një tentativë për ti marrë armën.
Akram shihet i rrëzuar përtokë, ndërsa burri i moshuar qëndron pranë tij. Një grua sheh e tronditur përleshjen. Terroristi shihet më vonë duke vazhduar misionin e tij vrasës me djalin e tij, Navid.
???????? A new clips shows that there was a second hero who charged the terrorists at Sydney's Bondi Beach. As soon as the terrorists got out of their car, a man in a purple shirt jumped on them and took one of their rifles.
— World In Last 24hrs (@world24x7hr) December 16, 2025
Sadly, he and his wife were both shot dead pic.twitter.com/U7jQR48l3h
Pamjet e dronit të publikuara pas sulmeve tregojnë atë të njëjtin burrë, me këmishën vjollcë, që duket se ka humbur jetën pranë makinës Hyundai.
Në një imazh të veçantë që qarkullon në internet, gruaja shihet më pas e shtrirë dhe e përqafon burrin me rroba vjollcë.
“Kamera e makinës e kapi papritur të gjithë këtë ngjarje tronditëse ”, thuhet në mbishkrimin e videos.
“Një terrorist në urë qëlloi një, dy, tre herë me radhë. Terroristi tjetër, i cili sapo kishte dalë nga makina e tij, pa një burrë të moshuar në anë të rrugës. Në vend që të ikte me vrap, ai vrapoi drejt rrezikut, duke u përpjekur me dëshpërim të rrëmbente armën! Të shihje burrin e moshuar duke u qëlluar dhe përfundimisht duke u rrëzuar në video ishte zemërthyese”, vijon komenti që shoqëron pamjet e publikuara.
New footage shows that there was a second hero who charged the terrorists at Bondi Beach.
— Visegrád 24 (@visegrad24) December 16, 2025
As soon as the terrorists got out of their car, a man in a purple shirt jumped on them and took one of their rifles.
Sadly, he and his wife were both shot dead pic.twitter.com/g76QYMZuy8
Predikuesi xhihadist që "frymëzoi" vrasësin masiv
Djali i Akramit, Naveed, kishte lidhje me Shtetin Islamik përmes lidhjeve që ai krijoi si ndjekës i predikuesit radikal xhihadist Ëissam Haddad , i njohur për indoktrinimin e të rinjve përmes hapësirës së tij të lutjes në periferi të Bankstoën të Sidneit, Qendra Al Madinah Daëah. Ai u shfaq në një video në vitin 2019 duke bërë konvertime dhe duke shpërndarë fletëpalosje për Lëvizjen Street Daëah, e cila është e lidhur me Haddadin dhe ekstremistë të tjerë.
Personat e armatosur që përhapën terror dhe vdekje gjatë festës hebraike të Hanukkah vizituan Filipinet në nëntor, siç është zbuluar tani.
Ata mbërritën në vend më 1 nëntor dhe u larguan më 28 nëntor, tha zyra e imigracionit të vendit për BBC-në.
Lini një Përgjigje