TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Prill 2026, 18:38

Masakër në SHBA, 8 fëmijë të vrarë nga të shtënat me armë në Luiziana

Shkruar nga Pamfleti
Masakër në SHBA, 8 fëmijë të vrarë nga të
Pamje nga vendi i ngjarjes

8 fëmijë humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën gjatë të shtbnave me armë në Shreveport, ndërsa autori i dyshuar u vra nga policia pas një ndjekje.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Shreveport në Luiziana, ku të paktën tetë fëmijë kanë humbur jetën pas disa të shtënave me armë në lagjen Cedar Grove, në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Sipas policisë lokale, viktimat janë të moshës nga 18 muaj deri në 14 vjeç, ndërsa disa persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Raportohet se, dy gra janë qëlluar në kokë, por kanë mbijetuar, ndërsa një djalë i vogël është plagosur pasi u hodh nga një çati në përpjekje për t’i shpëtuar sulmit. Sipas autoriteteve, në total janë qëlluar 10 persona, ndërsa ngjarja përfshiu tre vende të ndryshme krimi.

Të shtënat e para u raportuan në bllokun 300 të West 79th Street, pranë Linwood Avenue. Në vendngjarje u angazhuan dhjetëra forca policie, ndërsa autoritetet identifikuan edhe dy skena të tjera të lidhura me incidentin, një në Rrugën Harrison dhe një tjetër në Bossier Parish.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja dyshohet të ndodhur për shkaqe familjare, ndërsa rrethanat e plota të sulmit mbeten ende të paqarta. Autori i dyshuar është një burrë, i cili u largua nga vendi i ngjarjes dhe u ndoq nga policia deri në Bossier Parish, ku u qëllua për vdekje pas ndjekjes.

Shefi i policisë, Wayne Smith, bëri të ditur se i dyshuari u qëllua për vdekje nga efektivët gjatë një ndjekjeje me automjet. Ai deklaroi gjithashtu se disa nga fëmijët e plagosur kishin lidhje familjare me autorin e dyshuar, ndërsa e ka cilësuar vendngjarjen si një skenë masive krimi dhe të pazakontë për përmasat e saj.

Autoritetet shtetërore kanë marrë drejtimin e hetimeve, ndërsa dyshohet se autori kishte lidhje me persona në zonën ku përfundoi arratisja.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur motivin dhe dinamikën e plotë të një prej ngjarjeve më të rënda të kohëve të fundit në SHBA.

Masakër në SHBA, 8 fëmijë të vrarë nga të

Gjatë një konference për shtyp të mbajtur përpara rezidencës ku ndodhi një nga të shtënat, autoritetet u shfaqën të tronditur, duke kërkuar durim dhe lutje nga komuniteti ndërsa vazhdojnë të hetojnë skenat e shumta të krimit. 

"Thjesht nuk di çfarë të them. Zemra ime është e mbushur me dhimbje", tha shefi i Policisë së Shreveportit, Wayne Smith.

"Nuk mund ta imagjinoj as se si mund të ndodhë diçka e tillë. Kjo është një situatë tragjike,  ndoshta tragjedia më e keqe që kemi përjetuar ndonjëherë", u shpreh Tom Arceneaux, kryebashkiak i qytetit veriperëndimor të Luizianës me rreth 180,000 banorë.

Lini një Përgjigje