TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Gusht 2023, 07:52

Marrin kthesë marrëdhëniet Athinë-Ankara, ministri i Jashtëm grek vizitë në Turqinë

Shkruar nga Pamfleti
Marrin kthesë marrëdhëniet Athinë-Ankara, ministri i
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti turk Recep Tayyip

Ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis, do të vizitojë Ankaranë më 5 shtator. Gerapetritis mbërrin në Turqi me ftesë të homologut turk, Hakan Fidan.

“Të dy ministrat do të diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale”, thuhet në deklaratën e cituar nga Hurriyet.

Ankaraja dhe Athina janë angazhuar së fundmi për përmirësimin e lidhjeve dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh.

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u takuan në margjinat e Samitit të NATO-s në Vilnius në korrik, ku ranë dakord të zhvillojnë takimin e bashkëpunimit të nivelit të lartë turko-grek në Selanik në tetor.

Në Ankara, dy ministrat pritet të diskutojnë përgatitjet e takimit të bashkëpunimit, i cili do të përfshijë të gjitha aspektet dypalëshe ekonomike, tregtare, të transportit, energjetikës dhe çështje të tjera.

Turqia dhe Greqia kanë prej kohësh mosmarrëveshje mbi kufijtë detarë në Egje dhe Mesdheun Lindor. Me normalizimin e marrëdhënieve, të dyja palët kanë nisur të theksojnë nevojën për dialog për zgjidhjen e tyre.


Fidani dhe Gerapetritis pritet t'i vënë në pah këto çështje gjatë takimit të tyre. Problemi i Qipros dhe çështje të tjera rajonale, veçanërisht pushtimi i vazhdueshëm rus i Ukrainës do të jenë gjithashtu në axhendën e tyre.

Marrëdhëniet mes dy vendeve morën një kthesë pozitive pas ndihmës që Greqia i dërgoi Turqisë pas tërmeteve shkatërruese të shkurtit.

athina ankaraja

Lini një Përgjigje