TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Gusht 2023, 22:39

Italia ende nën pushtetin e motit të keq, pezullohen trenat me Francën (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Italia ende nën pushtetin e motit të keq, pezullohen trenat me

Italia vijon të jetë ende nën pushtetin e motit të keq.

Për shkak të rrëshqitjes së dheut, shtatëdhjetë turistë u detyruan të largoheshin nga një hotel në zonën e njohur malore të Cortina d’Abezzo , në rajonin verior të Venetos.

Në  Trieste,  për shkak të erës së fortë dhe shiut të dendur, qendra e qytetit është përmbytur. Shumë banorë dhe turistë vrapuan në kafene dhe dyqane për të mos u rrëmbyer nga era.

Italia ende nën pushtetin e motit të keq, pezullohen trenat me

Në rajonin veriperëndimor të Piemonte, dhe më konkretisht në qytetet Asti, Vercelli, Novara dhe Alessandria, pas reshjeve të dendura të njëzet e katër orëve të fundit, zjarrfikësit vazhdojnë të pastrojnë rrugët nga më shumë se dyqind trungjet e pemëve të shkulura nga era e fortë. Në të njëjtën kohë, sot ka rënë borë në zonën e Sestriere – e cila ndodhet në një lartësi prej dy mijë metrash – dhe temperatura ka rënë në dy gradë.

Gjatë ditës së nesërme priten reshje të dendura në zonat më të gjera të Romës, Firences, Napolit, si dhe në Kalabri. Për shkak të rënies s ëgureve janë pezulluar udhëtimet e trenave Itali-Francë.

Lini një Përgjigje