TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Gusht 2023, 22:08

Vdekja e Prigozhin, Kremlini tjetër paralajmërim: Wagner nuk do të ekzistojë më!

Shkruar nga Pamfleti

Vdekja e Prigozhin, Kremlini tjetër paralajmërim: Wagner nuk do

Pas vdekjes së kreu të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, Kremlini ka dërguar ultimatum.

Grupi Wagner do të pushojë së ekzistuari”, njoftoi ditën e sotme nënkryetari i Dumës ruse, Viktor Sobolev, një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Vladimir Putinit.

“Luftëtarët do të jenë në gjendje të ndjekin një jetë civile ose të nënshkruajnë një kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes. Ky është një grup i armatosur i paligjshëm. Nuk duhet të ketë njerëz të armatosur që nuk janë subjekte të shtetit. Kjo përfundimisht çoi në një kryengritje. Ne ishim në prag të luftës civile”, tha Sobolev, duke iu referuar përpjekjes për grusht shteti të 24 qershorit nën urdhrin e Yevgeny Prigozhin.

Megjithatë, kjo ftesë nuk iu shkon të gjithëve.

“Vetëm ata luftëtarë të Wagner që nuk morën pjesë në kryengritjen e qershorit mund të nënshkruajnë një kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes”, shtoi ai.

wagner prigozhin

Lini një Përgjigje