
Sipas gazetës gjermane Bild, Shefi i OKB-së, Antonio Guterres, thuhet se ka bërë katër propozime në një letër "sekrete" të datës 28 gusht drejtuar ministrit rus, Sergey Lavrov, për të rinovuar marrëveshjen për grurin ukrainas.
Ai tha se do të kishte 4 koncesione të cilat ishin: anashkalimi i sanksioneve financiare të BE-së mbi Bankën Bujqësore Ruse përmes një dege të veçantë; mundësia e sigurimit të anijeve ruse kundër sulmeve të Ukrainës me mbështetjen e OKB-së dhe bankës britanike Lloyd's; ndihmë për të rikuperuar kapitalin rus të ngrirë nga sanksionet në BE; hyrjen e anijeve ruse me produkte ushqimore dhe plehrash në portet e BE-së me autorizime të shpejta
Sekretari amerikan, Antony Blinken, zhvilloi një bisedë telefonike me ministren e jashtme rumune, Luminita Odobescu. Të dy diskutuan për mbetjet e dronit të gjetur në Rumani, pranë kufirit me Ukrainën.
Departamenti i Shtetit shpjegoi se ata folën për bashkëpunimin e "ruajtjes së sigurisë së aviacionit, duke përfshirë një rotacion të ardhshëm tëavionëve F-16-ve amerikanë për të intensifikuar misionin e kontrollit ajror të NATO-s në Rumani”. Blinken tha se Rumania ka mbështetjen e fortë nga SHBA.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në një konferencë për shtyp para samitit të G20 në Indi tha se negociatat për deklaratën përfundimtare të G20 për Ukrainën "janë ende në vazhdim me angazhimin e Presidencës Indiane". Ai tha se ata kanë dënuar agresionin rus dhe kanë mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ai tha se e mbështet edhe formulën e paqes të propozuar nga Presidenti Zelensky.
“Pozicioni i BE-së është shumë i qartë: ne dënojmë agresionin rus, ne mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, ne mbështesim formulën e paqes të propozuar nga Presidenti Zelensky dhe ne do të jemi gjithmonë aktivë në mbrojtjen e këtyre parimeve dhe vlerave në të gjitha platformat, përfshirë këtu. G20. Është e vështirë të parashikohet nëse do të ketë një marrëveshje për deklaratën përfundimtare.Dëshiroj vetëm të theksoj se në samitin e fundit të G20-ës arritëm të kishim një deklaratë të përbashkët”, tha Michel.
Lini një Përgjigje