
Mëngjesin e sotëm trupat ruse nisën sulme me raketa në Ukrainë kundër qyteteve Kryvvi Rih, Zaporizhzhia dhe Sumy, duke lënë pas 1 viktimë dhe duke plagosur të paktën 45 persona, raportoi Kyiv Independent.
Ministri i Brendshëm ukrainas Ihor Klymenko njoftoi se Rusia goditi një stacion policie në Kryvvi Rih në Dnipropetrovsk Oblast, duke dëmtuar gjithashtu ndërtesa banimi aty pranë.
Kujtojmë se ditën e djeshme, infrastruktura e portit ukrainas është dëmtuar nga një sulm i ri me dronë, ndërkohë Rusia ka rrëzuar dronë afër Moskës dhe dy rajoneve të tjera.
Një depo e grurit dhe ndërtesa administrative u dëmtuan në sulmin e djeshëm në Izmail, port në Danub në jugperëndim të Odesës, tha Oleh Kiper guvernator i këtij rajoni. Një person është lënduar gjatë sulmit. Sipas Kiper, ky ishte sulmi i katërt në këtë port në pesë ditët e fundit.
Lini një Përgjigje