TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Qershor 2026, 10:31

Marrëdhëniet Rusi- SHBA, Kremlini mesazh Washingtonit: Duhen dy për të këcyer tango!

Shkruar nga Pamfleti
Marrëdhëniet Rusi- SHBA, Kremlini mesazh Washingtonit: Duhen dy
Putin dhe Trump

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se përparimi në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara mbetet i kufizuar për shkak të mungesës së gatishmërisë nga ana e Washingtonit për të ecur drejt normalizimit të tyre.

Në një intervistë për televizionin të Kinës, Peskov përdori shprehjen se “duhen dy persona për të kërcyer tango”, duke theksuar se aktualisht pala amerikane nuk po tregon interes për një afrim më të madh me Moskën. Ai shtoi se Rusia nuk po ushtron presion për këtë proces dhe se mbetet e gatshme të presë zhvillimet e ardhshme.

Duke folur për përpjekjet diplomatike lidhur me konfliktin në Ukrainë, zëdhënësi i Kremlinit tha se Moska nuk ka pasur pritshmëri të ekzagjeruara për një zgjidhje të shpejtë apo përfundimtare të çështjeve që lidhen me këtë konflikt. Sipas tij, problemet e ndërlikuara ndërkombëtare kërkojnë kohë dhe nuk mund të zgjidhen menjëherë.

Peskov kritikoi gjithashtu qasjen e administratës amerikane ndaj marrëdhënieve dypalëshe. Ai tha se SHBA vazhdon ta lidhë bashkëpunimin ekonomik, investimet dhe kontaktet kulturore me zhvillimet në Ukrainë, duke e konsideruar këtë një politikë të gabuar.

Sipas tij, Washingtoni e vendos zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë si kusht paraprak për përmirësimin e marrëdhënieve në fusha të tjera, ndërsa Moska vlerëson se proceset duhet të zhvillohen paralelisht dhe jo të varen plotësisht nga një çështje e vetme politike.

Megjithatë, Peskov mirëpriti gatishmërinë e SHBA-së për të vazhduar përfshirjen në përpjekjet që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje për situatën në Ukrainë. Ai vlerësoi rolin e Uashingtonit në mbështetjen e proceseve diplomatike dhe theksoi se çdo kontribut në këtë drejtim konsiderohet i dobishëm.

Në intervistë, zëdhënësi i Kremlinit komentoi edhe raportet mes Rusisë dhe Kinës. Ai i përshkroi ato si marrëdhënie të gjera dhe shumëdimensionale, duke nënvizuar se bashkëpunimi mes dy vendeve vazhdon të zhvillohet në një sërë fushash.

Peskov shprehu bindjen se partneriteti ruso-kinez do të vazhdojë të forcohet në periudhën afatgjatë dhe se të dy vendet do të ruajnë ritmin e bashkëpunimit edhe në vitet dhe dekadat e ardhshme.

Komentet e tij vijnë në një periudhë kur delegacione nga vende të ndryshme, përfshirë Shtetet e Bashkuara, morën pjesë në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut, i cili u zhvillua nga 3 deri më 6 qershor.

marrëdhëniet rusi- shba

Lini një Përgjigje