TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Shtator 2025, 12:59

Marina franceze kap sasinë rekord të drogës, sekuestrohen 9.6 tonë kokainë në brigjet e Afrikës Perëndimore! (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Marina franceze kap sasinë rekord të drogës, sekuestrohen 9.6

Një ngarkesë e madhe droge është sekuestruar në brigjet e Afrikës Perëndimore pas një aksioni të kryer nga policia.

Operacioni u krye nga Marina e Francës, e cila njoftoi mëngjesin e sotëm (25 shtator) se kishte sekuestruar 9.6 tonë kokainë, me vlerë më shumë se 500 milionë euro, nga një anije peshkimi në brigjet e Afrikës Perëndimore.

Më konkretisht, sipas informacionit nga Rajoni Detar i Atlantikut, operacioni u krye nga dy anije të Marinës, pas informacionit të dhënë nga shërbimet antidrogë, shërbimet e inteligjencës detare dhe policia britanike.

Aksioni është pjesë e misionit “Corymbe”, i krijuar në vitin 1990 në Gjirin e Guinesë, me qëllim forcimin e sigurisë në një rajon ku pirateria është një fenomen i shpeshtë.

“Në total, nga anija u sekuestruan 9.6 ton kokainë me një vlerë tregu prej gati 519 milionë eurosh (609 milionë dollarë),” tha Rajoni Detar i Atlantikut, duke vënë në dukje se anija nuk mbante flamurin e asnjë vendi.

Deri më tani, nuk janë dhënë detaje rreth fatit të ekuipazhit, ndërsa zakonisht në operacione të tilla, droga shkatërrohet dhe anija lejohet të vazhdojë kursin e saj.

Ky është suksesi më i madh i Marinës Franceze në vitin 2025. Deri në fund të gushtit, marina franceze kishte sekuestruar tashmë gati gjashtë tonë kokainë në brigjet e Afrikës Perëndimore.

Siç u tha në atë kohë nga kreu i Marinës, Admirali Nicolas Bozour, viti 2025 është regjistruar tashmë si një vit rekord, me më shumë se 45 ton drogë të zbuluara dhe të sekuestruara nga forcat detare franceze.

Marina franceze kap sasinë rekord të drogës, sekuestrohen 9.6

 

 

Lini një Përgjigje