
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka kritikuar sulmet e izraelit në Gaza. Gjatë një fjalimi të mbajtura këtë të mërkurë, ai tha se ta luftosh terrorizmin nuk nënkupton ta bësh Gazën rrafsh me tokën! Duke i dalë kështu kundër përgjigjes ushtarake të Izraelit ndaj një sulmi brutal të Hamasit.
“Ne nuk mund ta lejojmë të lëshojë rrënjë idenë se një luftë efikase kundër terrorizmit nënkupton rrafshimin e Gazës, apo sulmimin e popullsisë civile pa dallim”, tha Macron për transmetuesin France 5.
Ai i bëri thirrje Izraelit t’i japë fund kësaj përgjigje, sepse nuk është e duhura, sepse të gjitha jetët vlejnë njëjtë dhe ne i mbrojmë ato.
Derisa tha se e njeh të drejtën e Izraelit për ta mbrojtur veten dhe për ta luftuar terrorizmin, Macroni theksoi se Franca bën thirrje për mbrojtjen e civilëve dhe për një armëpushim humanitar.
Lufta më e përgjakshme në Gazë nisi kur Hamasi e sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer rreth 250 të tjerë.
Si përgjigje, Izraeli i nisi menjëherë bombardimet e pareshtura dhe pastaj pushtimin tokësor të enklavës palestineze, duke e rrënuar shumicën e veriut të Gazës, si duke i vrarë gati 20.000 palestinezë, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.
Lini një Përgjigje