TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Dhjetor 2023, 20:46

Këshilli i Sigurimit i OKB-së shtyn sërish votimin për rezolutën e Gazës

Shkruar nga Pamfleti

Këshilli i Sigurimit i OKB-së shtyn sërish votimin për

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka shtyrë sërish votimin për rezolutën e Gazës. Kështu ka konfirmuar për CNN një punonjës në zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Sipas tij votimi tani është planifikuar për të enjten.

Votimi për këtë rezolutë, e cila është hartuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ishte shtyrë tashmë disa herë për shkak të mosmarrëveshjeve për tekstin që mund të fitonte një votë "po" nga Shtetet e Bashkuara, ose të paktën një abstenim, gjë që do të lejonte masën të kalojnë.

Një burim diplomatik i tha CNN se çështjet kryesore me draftin që mbeten në negociata janë gjuha e ndërprerjes së armiqësive dhe thirrja për OKB-në për të krijuar një mekanizëm monitorimi në Rripin e Gazës me personelin dhe pajisjet e nevojshme, nën autoritetin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara”.

okb gaza

Lini një Përgjigje