TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Gusht 2024, 11:52

Lukashenko: Rrëzuam dronët ukrainas, shkelën hapësirën ajrore të Bjellorusisë

Shkruar nga Pamfleti

Lukashenko: Rrëzuam dronët ukrainas, shkelën hapësirën

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko tha se dronët ukrainas u rrëzuan nga mbrojtja ajrore pasi shkelën hapësirën ajrore të vendit.

“Dronët ukrainas kanë shkelur hapësirën ajrore të Bjellorusisë dhe u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e vendit”, tha Lukashenko.

Ai shtoi se sulmi ajror ndodhi pasditen e djeshme në kufirin lindor të Bjellorusisë.

“Në orën 19:04 në lartësinë 1.5 km dhe në një sipërfaqe prej 6.5 km. Mbrojtja jonë ajrore shkatërroi disa objektiva mbi territorin e Bjellorusisë”, u shpreh Lukashenko.

Presidenti Bjellorus theksoi se kanë nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje.

Lini një Përgjigje