TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Shkurt 2025, 20:37

Lufta tregtare e Trump përshkallëzohet, shpall paketën e re të tarifave në mbarë botën

Shkruar nga Pamfleti

Lufta tregtare e Trump përshkallëzohet, shpall paketën e re

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi vendimin e tij për një "valë" të re tarifash, duke nënshkruar një memorandum të enjten, që në thelb I kërkon këshilltarëve të tij të llogarisin nivelet e reja të tarifave për vendet e tjera në mbarë botën. 

Siç raportohet nga New York Times, Presidenti amerikan ka udhëzuar këshilltarët e tij që të dalin me nivele të reja tarifash që marrin parasysh një sërë pengesash tregtare dhe qasje të tjera ekonomike të miratuara nga partnerët tregtarë të Amerikës.

Këtu përfshihen jo vetëm tarifat që vendet e tjera vendosin ndaj Shteteve të Bashkuara, por edhe taksat për produktet e huaja, subvencionet që u japin industrive të tyre, kurset e tyre të këmbimit dhe sjellje të tjera që presidenti i konsideron të padrejta.

Presidenti tha se ky hap ishte i nevojshëm për të korrigjuar marrëdhëniet "të padrejta" të Amerikës dhe për të ndaluar vendet e tjera nga shfrytëzimi i SHBA-së në tregti.

Ai e bëri të qartë, megjithatë, se qëllimi i tij përfundimtar është të detyrojë kompanitë të rikthejnë prodhimin e tyre në Shtetet e Bashkuara.

Në fakt, Trump nxitoi të njoftojë valën e re tarifore përmes llogarisë së tij personale në platformën Truth Social. 

Lufta tregtare e Trump përshkallëzohet, shpall paketën e re

“Nëse i prodhoni produktet tuaja në Shtetet e Bashkuara, nuk ka tarifa”, tha ai gjatë fjalëve në Zyrën Ovale.

Lini një Përgjigje