
Beteja për qytetin e Bakhmutit ka qenë fusha kryesore e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës javët e fundit. Një betejë e përgjakshme që ka sjellë humbje të mëdha jetësh dhe rrafshimin e krejt qytetit.
Ndërkohë presidenti ukrainas, Zelensky në një intervistë për CNN ka paralajmëruar se pushtimi i Bakhmutit do t’i hapte rrugën Rusisë për të pushtuar qytete të tjera.
“E kuptojmë se pas Bakhmutit ata mund të shkojnë më tej. Do të jetë një rrugë e hapur për rusët pas Bakhmutit për në qytetet e tjera në Ukrainë në drejtimin e Donetsk në lindje të Ukrainës”, tha presidenti i Ukrainës për CNN.
Beteja për Bakhmut, e cila është ende nën kontrollin e Kievit, ka vazhduar për shtatë muaj, me mijëra njerëz të vrarë dhe qindra ndërtesa të shembura ose të djegura. Disa civilë të mbetur janë mbyllur në bodrume për muaj të tërë pa ujë të rrjedhshëm, energji elektrike apo gaz.
Lini një Përgjigje