TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Shtator 2025, 07:07

Lufta në Ukrainë, Trump befason Zelenskyn: Rusia tigër letre, Kievi mund të rimarrë territorin e tij!

Shkruar nga Pamfleti

"Ky është një ndryshim i madh", u përgjigj Zelensky në një konferencë për shtyp pas takimit të tij me Donald Trump.

Lufta në Ukrainë, Trump befason Zelenskyn: Rusia tigër letre,
Trump dhe Zelensky

“Mendoj se Ukraina, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, është në një pozicion për të luftuar dhe për të rimarrë territoret e saj.”

Kështu deklaroi Donald Trump në një postim në Truth Social, një ndryshim qëndrimi drastik i tij, i cili shprehej se për të arritur një marrëveshje paqeje, Kievi do të duhej të lëshonte disa territore.

“Me kohë dhe durim, dhe me mbështetjen financiare dhe të NATO-s, kufijtë origjinalë që nga fillimi i luftës janë një mundësi”, shtoi udhëheqësi i SHBA, qëndrimi i të cilit ka befasuar edhe Zelenskyn.

“Putini dhe Rusia janë në telashe të mëdha ekonomike dhe kjo është koha që Ukraina të veprojë”, shtoi ai, duke e etiketuar Rusinë si një “tigër letre”.

Të dy mbajtën edhe një takim një ditë më parë në margjinat e Asamblesë së Përgjithme të OKB-së në Neë York.

"Ky është një ndryshim i madh", u përgjigj Zelensky në një konferencë për shtyp pas takimit të tij me Donald Trump.

"Mendoj se ky është një moment shumë i rëndësishëm dhe shpresoj që Presidenti Trump do ta trajtojë atë", tha udhëheqësi ukrainas, siç raportohet nga Sky News.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, mbështet idenë se NATO duhet të rrëzojë avionët rusë që hyjnë në territorin e saj.

Nga ambientet e selisë së OKB-së në Nju Jork, ku takoi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, Trump, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse vendet e aleancës së Atlantikut duhet t’i rrëzojnë avionët rusë që shkelin hapësirën e tyre ajrore, u përgjigj shkurt: “Mendoj se po.”

Trump tha gjithashtu se planifikon të telefonojë kryeministrin hungarez Viktor Orbán për ta nxitur atë të ndalojë blerjen e naftës ruse.

“Ai është një mik i imi. Nuk kam folur me të, por kam një ndjenjë se nëse do ta bëja, ai mund të ndalonte dhe mendoj se do ta bëj këtë. Ekonomia ruse është në gjendje të tmerrshme tani, siç e dini. Po shembet. Ukraina po bën një punë shumë të mirë për të ndaluar këtë ushtri shumë të madhe.”, tha Trump.

Një kërkesë kjo që është mbështetur edhe nga presidentja e Komisionit Europian, e cila gjithashtu, gjatë një takimi me kreun e Shtëpisë së Bardhë, u shpreh se Europa synon të ndërpresë përfundimisht furnizimin me naftë ruse në fund të këtij viti.

Ndërkohë, përmes një mesazhi në rrjetet sociale, presidenti Trump u shpreh për herë të parë optimist se Ukraina, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, mund të rifitojë të gjithë territorin që Rusia ka pushtuar që nga nisja e luftës.

trump befason zelenskyn

1 Komente

  1. T
    Toni Patrioti.

    Ky trampua ben mire te thyeje qafen nga Sazani bashke me cifutet e tij. A e dini se nje here e nje kohe cifutet paten piketuar trojet Shqiptare per te levizur totalisht. Larg duart nga Shqiperia, mjaft e keni sakatuar te varfren. Ata plehra qe firmosin e falin troje nuk do kene as varr kur te ngordhin.

    Lini një Përgjigje