TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Mars 2026, 20:01

Lufta në Iran zbraz rezervat e SHBA-së, mbi 850 raketa Tomahawk të përdorura në një muaj!

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Iran zbraz rezervat e SHBA-së, mbi 850 raketa Tomahawk

Shtetet e Bashkaura të Amerikës kanë qëlluar më shumë se 850 raketa Tomahawk në drejtim të Iranit, që nga nisja e luftës një muaj më parë.

Shkalla me të cilën ushtria po i përdor raketat ka alarmuar disa zyrtarë të Pentagonit, duke çuar në diskutime të brendshme se si të vihen në dispozicion më shumë raketa, sipas raportit, i cili citon njerëz të njohur me çështjen.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se ushtria amerikane kishte rezerva armësh "më se të mjaftueshme" për të arritur qëllimet e saj ushtarake në Iran dhe më gjerë.

"Presidenti Trump ka qenë gjithmonë i përqendruar intensivisht në (forcimin) e forcave tona të armatosura dhe ai do të vazhdojë t'u bëjë thirrje kontraktorëve të mbrojtjes që të ndërtojnë më shpejt armë të prodhuara në Amerikë, të cilat janë më të mirat në botë", tha Leavitt.

tomahawk shba

Lini një Përgjigje