TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Mars 2026, 19:01

Trump flet sërish për orientimin seksual të Mojtaba Khameneit: CIA më tha se është homoseksual

Shkruar nga Pamfleti

Trump flet sërish për orientimin seksual të Mojtaba Khameneit:

Presidenti i SHBA-va, Donald Trump ka përsëritur sërish pretendimet e tij rreth orientimit seksual të liderit të ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei.

Duke folur në një intervistë për ‘Fox News’, Trump tha se është e vërtetë që CIA e kishte infromuar atë se Mojtaba Khamenei ishte gay, gjë së sipas tij, është një minus për liderin e ri të ranit.

Vlen të theksohet se komentet e Trumpit, vijnë në një kohë kur SHBA-të dhe Izraeli vazhdojnë sulmet e tyre kundër Iranit. Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë kanë bërë thirrje të përsëritura për ndryshimin e regjimit në Teheran, por qeveria nuk është shembur, pavarësisht eleminimit të Ali Khameneit dhe disa drejtuesve të tjerë të regjimit.

Pjesë nga intervista:

-Ajatollah Junior. A na kanë thënë ne, dhe a ju ka thënë CIA-ja, se Ajatollah Junior është homoseksual?”

Donald Trump: Po, kjo është thënë, por nuk e di nëse ka ardhur vetëm nga ata. Mendoj se shumë njerëz po e thonë këtë, gjë që i vendos ata në një pozicion të vështirë në atë vend. Sinqerisht, më vjen të buzëqesh kur shoh njerëz që përpiqen të mbrojnë regjimin palestinez në emër të grave, ‘Gratë për Palestinën’, ndërkohë që, sipas pretendimeve, gratë ndëshkohen rëndë nëse nuk respektojnë rregulla të caktuara të veshjes.

Po ashtu, kur dëgjoj për ‘homoseksualët për Palestinën’, më duket kontradiktore, pasi pretendohet se në ato territore homoseksualët përballen me dënime të rënda, madje edhe me vdekje. Kjo më shtyn të pyes: kush janë këta ‘homoseksualë për Palestinën’? Megjithatë, duket se ka një numër të konsiderueshëm prej tyre.

Sa i përket vetes, kam pasur mbështetje të konsiderueshme nga votuesit homoseksualë. Madje, gjatë fushatës sime, përdora edhe himnin e komunitetit LGBT në aktivitetet e mia përmbyllëse, dhe besoj se kjo ndikoi pozitivisht. Rezultatet e mia në këtë drejtim ishin më të mira se të çdo republikani tjetër më parë, dhe për këtë jam krenar. Ndoshta kjo lidhet me faktin që vij nga Nju Jorku, por sidoqoftë, mendoj se kjo qasje ka ndikuar. Megjithatë, mbetet paradoksale ideja e ‘homoseksualëve për Palestinën’, nëse merren parasysh këto pretendime. Kur njerëzit përballen me këtë kontrast, mendoj se mund të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre.”

trump mojtaba

Lini një Përgjigje