Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ku në fokus ishte lufta Izrael-Hamas.
Ai thekson se është e domosdoshme dhe urgjente që në Rripin e Gazës të përmirësohet situata humanitare.
“Ekziston një nevojë urgjente për të përmirësuar situatën humanitare në Rripin e Gazës”, ka deklaruar kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë bisedë telefonike me Benjamin Netanyahun.
Ai është shprehur gjithashtu se armëpushimet humanitare mund të ndikojnë dhe përmirësojnë ndjeshëm shërbimet ndaj popullatës.
“Armëpushimet humanitare mund të kontribuojnë në përmirësimin e ndjeshëm të shërbimeve ndaj popullatës”, shtoi kancelari gjerman.
Lini një Përgjigje