
Një zëdhënës në zyrën e kryeministrit Benjamin Netanyahu të enjten ka hedhur poshtë çdo diskutim për krijimin e një shteti palestinez. Politikanët e ekstremit të djathtë në Izrael, kanë hedhur poshtë gjithashtu idenë e zgjidhjes me dy shtete.
"Tani nuk është koha për të folur për dhuratat për popullin palestinez", tha për CNN Avi Hyman, zëdhënës i Drejtorisë Kombëtare të Diplomacisë Publike në Zyrën e Kryeministrit izraelit, gjatë një konference për shtyp.
CNN kishte pyetur Hyman në lidhje me raportimin nga The Washington Post se administrata e Biden dhe një grup i vogël partnerësh në Lindjen e Mesme po punojnë për të formuluar një plan gjithëpërfshirës paqeje, i cili mund të shpallet që në javët e ardhshme.
"Këtu është Izraeli, ne jemi ende me pasojat e masakrës së 7 tetorit. Tani është koha për fitore, fitore totale kundër Hamasit. Dhe ne do të vazhdojmë rrugën drejt fitores. Të gjitha diskutimet për të nesërmen e Hamasit do të bëhen të nesërmen e Hamasit", tha Hyman.
Presidenti i SHBA Joe Biden e ka bërë të qartë se ai shpreson se një marrëveshje armëpushimi, e cila do të çonte në lirimin e pengjeve izraelitë dhe të burgosurve palestinezë, mund të çojë në një paqe më të qëndrueshme " në bazë të zgjidhjes me dy shtete".
Lini një Përgjigje