TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Nëntor 2024, 11:01

Lideri serb i Bosnjës Milorad Dodik i bën thirrje diasporës serbe në Amerikë: Votoni njeriun e paqes Donald Trump

Shkruar nga Pamfleti

 

Lideri serb i Bosnjës Milorad Dodik i bën thirrje diasporës serbe
Milorad Dodik /

Komuniteti serb që jeton në Shtetet e Bashkuara rekomandon kandidatin republikan të cilin e përshkruan si një lider të “paqes”, shkruan gazeta Tribune de Geneve...

Zgjedhjet presidenciale amerikane: Liderët serbë ftojnë diapsoren serbe në Amerikë të votojnë Donald Trumpin

Udhëheqësi politik i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, i shënjestruar nga sanksionet amerikane, u bëri thirrje të hënën anëtarëve të diasporës serbe në Shtetet e Bashkuara që të votojnë për kandidatin republikan Donald Trump, sipas tij, ai është një lider “i paqes”.

“I ftoj të gjithë anëtarët e komunitetit serb në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të mbështesin kandidatin republikan Donald Trump në zgjedhjet presidenciale”, ka shkruar Milorad Dodik në llogarinë e tij në Instagram.

“Kthimi i tij në krye të Shteteve të Bashkuara do të nënkuptonte një politikë të jashtme të arsyeshme dhe të drejtë, nga e cila varet edhe stabiliteti global,” vazhdoi presidenti i Republika Srpska, entiteti i serbëve të Bosnjës.

Një konkurrencë kaq e ngushtë
Sipas regjistrimit të fundit amerikan, të cituar nga faqja e internetit të Klubit të Miqësisë Serbo-Amerikane, rreth 180,000 serbë dhe 200,000 amerikanë me origjinë serbe jetojnë në Shtetet e Bashkuara. Por diaspora serbe në Shtetet e Bashkuara, e cila banon veçanërisht në rajonin e Çikagos, në fakt vlerësohet në më shumë se një milion njerëz, sipas të njëjtit burim.

Konkurrenca midis kandidatit republikan dhe rivales së tij demokrate Kamala Harris është aq e ngushtë sa vetëm disa dhjetëra mijëra vota mund të vendosin rezultatin e zgjedhjeve.

Milorad Dodik, një politikan i afërt me Kremlinin dhe që ka udhëhequr entitetin serb që nga viti 2006, u sanksionua në 2017 dhe në 2022 nga qeveria amerikane për politikën e tij separatiste në Bosnje; ai u akuzua për “gërryerje të institucioneve që kanë siguruar paqen dhe stabilitetin”

lideri serb i bosnjës milorad dodik donald trump

Lini një Përgjigje