TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Maj 2026, 08:51

Kush po e furnizon me armë mafian turke? Operacioni në Greqi, arrestohen dy persona me arsenal armësh

Shkruar nga Pamfleti
Kush po e furnizon me armë mafian turke? Operacioni në Greqi,
Armet e sekuestruara

Një operacion i zhvilluar në Trak inga autoritetet policore greke ka çuar në arrestimin e dy personave dhe bllokimin e një arsenali armësh, që dyshohet se do shërbenin për të furnizuar mafien turke.

Operacioni u zhvillua nga Nëndrejtoria e Krimit të Organizuar të Greqisë Veriore, ndërsa u bllokua një automjet, ku u gjetën 25 armë zjarri, pistoleta, të paregjistruara dhe me numër serie të fshirë.

Dy të arrestuarit akuzohen për posedimin e armëve, ndërsa veprimet e tyre lidhen me importin dhe trafikimin e paligjshëm të armëve në vend.

Gjatë operacionit, oficerët e policisë ndaluan një makinë në të cilën udhëtonte njëri prej të arrestuarve, që duket se kishte rolin e transportuesit. Në bagazhin e automjetit u gjet një çantë udhëtimi që përmbante 25 pistoleta, të cilat ishin të paketuara në qese transparente najloni.

Armët dhe karikatorët e tyre nuk mbanin asnjë shenjë prodhuesi ose shenja të tjera identifikuese, duke i bërë ato "armë fantazmë " .

Hetimi paraprak zbuloi përfshirjen e një personi të dytë, i cili u arrestua me ndihmën e Prokurorisë dhe Nëndrejtorisë të Hetimit të Aleksandropolis. i akuzuari dyshohet se ia kishte dorëzuar automjetin dhe armët shoferit që u pa me armët.

Gjatë kontrolleve, u sekuestruan gjithsej 25 pistoleta, 25 karikatorë, pesë telefona celularë dhe dy karta SIM, si dhe automjeti me të cilin po transportoheshin armët.

armet greqi mafia turke

Lini një Përgjigje