
Kryeministri i Armenisë ka bërë ulje të detyruar, duke shmangur kështu një tjetër tragjedi.
Helikopteri i kryeministrit, bëri ulje emergjente, 132 kilometra në veri të Jerevanit kryeqytetit të Armenisë, për shkak të motit të keq.
Nikol Pashinyan njoftoi se është mirë pas uljes së detyruar të helikopterit, raporton 'Interfax'. Qeveria armene njoftoi se kryeministri u nis për në qytetin Tashir në kufirin me Gjeorgjinë, 152 kilometra në veri të Jerevanit.
Sipas burimeve, kryeministri armen u drejtua për në kufirin me Azerbajxhanin, ku së fundi u demarkua edhe kufiri armeno-azerbajxhanas.
Kujtojmë se disa ditë më parë Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi humbi jetën për shkak të rrëzimit të helikopterit pikërisht në kufirin me Azerbajxhanin.
Lini një Përgjigje