"Ndaloni, ju po na futni në luftë me Rusinë. Ju po na çoni direkt në Luftën e Tretë Botërore."
Propozimi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg ndaj sulmeve të Ukrainës në Rusi me armë perëndimore, ka përçarë qeverinë italiane.
Kryeministrja Giorgia Meloni po hesht, ndërsa ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto së bashku me ministrin e Jashtëm Antonio Tajani po kritikojnë metodën e përdorur nga sekretari i NATO-s në shpalljen e vendimeve të pamarra në nivel kolegjial nga shtetet anëtare.
Ndërsa kreu i ekstremit të djathtë të Italisë, Liga, nëherësh nënkryetar i Këshillit të Ministrave të Italisë, Matteo Salvini, ndryshe nga aleatët e tij të qeverisë, e ka ngritur stekën më lart dhe kërkon dorëheqjen e Stoltenberg.
“Kurrë mos sulmoni Rusinë”, thotë Salvini, i cili shton: “Nëse duan të shkojnë dhe të luftojnë në Ukrainë, le të shkojnë atje Stoltenberg, Emmanuel Macron dhe të gjithë bombarduesit që duan luftë. Ukraina ose përdorimi i armëve tona për të vrarë në Rusi është çmenduri. Ose ky zotëria që flet në emrin tim, meqë flet në emër të NATO-s, ose kërkon falje ose jep dorëheqjen. Sepse populli italian nuk ju dha asnjë mandat të shkoni të qëlloni në Rusi”.
Pozicionet e Fratelli d'Italia dhe Forza Italia janë shumë më të nuancuara, pasi ato nuk ndajnë metodën e përdorur .
'Stoltenberg është sekretar i përgjithshëm i një organizate, kur ai zgjedh një pozicion, ai e vendos atë duke bashkuar udhëheqësit e atyre kombeve dhe votimi - thotë ministri Crosetto, i cili u largua dje nga spitali pasi u shtrua për disa ditë për shkak të sëmundjes.
"Mendimi i Stoltenberg është legjitim, por në këtë moment është e gabuar të rritet tensioni tashmë dramatik. Ne duhet të ndihmojmë Ukrainën të mbrohet në mënyrë që Lufta e Tretë Botërore të mos shpërthejë dhe duhet të lëmë të hapur mundësinë e ndërtimit të një armëpushimi të menjëhershëm në muajt e ardhshëm”, shprehet ministri italian.
Për këtë Meloni hesht, por dërgoi Giovanni Donzelli, menaxherin organizativ të partisë, i cili nuk e hedh poshtë hipotezën e ngritur nga Stoltenberg.
“Qeveria gjithmonë punon në skenën ndërkombëtare në kërkim të paqes dhe ndërmjetësimeve që nuk mund të nënkuptojnë dhënien e fitores në fushë për” arrogancë, ndaj atyre që pushtojnë, ndaj atyre që nuk respektojnë ligjet ndërkombëtare”.
Edhe Sekretari i Forza Italia dhe ministër i Jashtëm, Antonio Tajani mban të njëjtat qëndrime si ministri Crosetto.
“Ne jemi pjesë integrale e NATO-s, por çdo vendim duhet të merret në mënyrë kolegjiale. Zgjedhjet e Kievit janë zgjedhje të Kievit”, thotë ministri italian i cili shton: “Nuk do të dërgojmë ushtar italian në Ukrainë dhe instrumentet ushtarake të dërguara nga Italia përdoren brenda Ukrainës. Ne punojmë për paqen. Mesazhet që vijnë nga Rusia shkaktojnë gjithashtu një luftë hibride që po zhvillohet, por ne duhet ta zvogëlojmë atë”.
Edhe ish kryeministri , Giuseppe Conte ka reaguar ashpër ndaj sekretarit të NATO-s.
“Ndaloni, ju po na futni në luftë me Rusinë. Ju po na çoni direkt në Luftën e Tretë Botërore. Giorgia Meloni, strategjia e basteve për fitoren ushtarake - që po e vuani pasivisht - po na çon në luftë. Është çmenduri të mendosh të na dërgosh në luftë me Rusinë dhe gjashtë mijë kokat e saj atomike”./ Pamfleti
Lini një Përgjigje