Averyanov, sipas kërkimeve nga siti investigativ Bellingcat, ishte i përfshirë në misione speciale, që ndoshta sollën dhe fundin e Prigozhin...
Ai cilësohet si “mbreti i hijes”, ndonëse nuk ka frikë të tregojë fytyrën e tij. Andrei Averyanov, sipas shumë interpretimeve, thuhet se është personi që udhëhoqi manovrën për të nënshtruar Wagnerin dhe për të rrëzuar themeluesin e tij, Evgeny Prigozhin.
Numri dy i GRU-së, shërbimi sekret ushtarak, përgjegjës për aktivitete të fshehta, ka drejtuar shumë inkursione jashtë vendit. Në disa raste gjuetia u mbyllë me sukses, në disa raste përfundoi keq ose në gjysmë të rrugës.
Averyanov, sipas kërkimeve nga siti investigativ Bellingcat, ishte i përfshirë në misione speciale, të tilla si sabotimi i depove të municioneve në Republikën Çeke në vitin 2014, shpërthime që dyshohet se shkatërruan predha të destinuara për Ukrainën. Ai vetë fillimisht udhëtoi në Lisbonë, më pas në Austri për të ndihmuar anëtarët e ekipit, të gjithë anëtarë të Njësisë 29155, të ngarkuar me mision në Perëndim. Dhe i njëjti rrjet do të ishte përgjegjës për përpjekjen e dështuar për eliminimin e Skripalit në Britani me “Novichok”, për aktet e destabilizimit në Mal të Zi, për lëvizjet për të neutralizuar furnizuesit e armëve.
Grupi i tij kishte krijuar baza në resortet alpine franceze, të kamufluara mes pushuesve. Shtëpi të sigurta nga të cilat të niseshim drejt qyteteve europiane ku kishte një “punë” për të përfunduar. Bashkë me “muskujt” u formuan edhe “ilegalët”. Operativë të infiltruar me identitete të rreme në shumë vende, gra dhe burra të trajnuar për të jetuar si qytetarë të përsosur, duke u paraqitur si grekë, argjentinas, brazilianë. Ata i kanë zbuluar në Suedi, Brazil, Itali, Slloveni, Greqi, Holandë, Norvegji.
Disa përfunduan në pranga, disa arritën të shpëtonin, megjithatë, duke lënë gjurmë interesante në “modus operandi” midis sukseseve dhe dështimeve. E pamundur të vlerësohet dëmi kur dimë vetëm një pjesë të historisë. Më në fund, erdhi roli më "politik" i Averyanov. Në fund të korrikut, me rastin e samitit në Shën Petersburg, me presidentë të shumtë afrikanë u shfaq numri dy i GRU, i ulur në tryezë së bashku me Putinin dhe ekipin qeveritar.
Ngjarja ndërkombëtare tregoi për Prigozhin se era ishte kthyer kundër tij. Qëllimi i tij për të mbajtur biznesin në Mali ose Afrikën Qendrore kishte nisur të avullonte. Sipas informacioneve, lideri i Wagner-it, në virgjilje e samitit, ishte përpjekur të takonte personalitete afrikane, por duhej të kënaqej me figura të vogla. Një rënie e statusit të tij për shkak të misionit të ri të Averyanov: shpërbërja totale e Wagner, lindja e një formacioni të ri milicie dhe ndoshta likuidimi i "kuzhinierit".
Për këtë qëllim, një delegacion i Shtabit të Përgjithshëm u dërgua në Bengazi për të diskutuar me gjeneralin Khalifa Haftar të ardhmen e Wagner, dhe ardhjen e mundshme të një kontigjenti të ndryshëm mercenarësh.
Katalogu i Moskës ofron alternativa falë bashkëpunimit të disa oligarkëve dhe vetë Mbrojtjes. Prigozhin u përpoq të manovronte duke shkuar personalisht në Sahel. Ai publikoi videon e fundit nën kamuflazh, në një tokë djerrinë, duke ripohuar se të ardhmen e tij kishte Afrikë. Pastaj ai u kthye në një avion për takimin përfundimtar në Moskë. Por atu ishte dhe fundi, duke e nxjerrë tërësisht nga skena. Nuk është çudi që dhe aty të ishte dora e Andrei Averyanov./ Përshtati “Pamfleti” nga “Corriere Della Sera”
Lini një Përgjigje