TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Gusht 2023, 15:09

Kapet sasi rekord droge në Spanjë, policia sekuestron 9.5 ton kokainë mes arkave me banane

Shkruar nga Pamfleti

Kapet sasi rekord droge në Spanjë, policia sekuestron 9.5 ton

Policia spanjolle ka kapur një sasi rekord droge. Nga aksioni i kryer në Portin e Algeciras nga autoritetet spanjolle u sekuestruan një sasi prej 9.5 tonë kokainë të futura në kuti babanesh.

Kokaina e gjetur në kontejnerë me babanë vinte nga Ekuadori. Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar.

“Ky operacion ishte një goditje e paprecedentë për një nga organizatat kriminale më të rëndësishme në botë në shpërndarjen e kokainës, duke synuar rrjetet kryesore kriminale në Evropë”, thuhet në deklaratë.

Kutitë ishin të shënuara me më shumë se 30 logo të ndryshme bananesh që përputheshin me rrjetet e ndryshme kriminale evropiane që do të merrnin kokainën.

Policia nuk dha emra të organizatës apo rrjeteve kriminale në Evropë. Droga u gjet më 23 gusht në një kontejner frigoriferik, shtoi policia.

Beteja për të goditur grupet kriminale vazhdon paralajmërojnë autoritetet spanjolle. Ndërsa në 2018 forcat dhe trupat e sigurisë së Shtetit zhvilluan gjithashtu një betejë të ashpër , ku pas më shumë se 14,000 operacioneve, pati mbi 13,400 të arrestuar.

Lini një Përgjigje