Çfarë do të ndodhë tani në Moskë dhe kush është zyrtari që rrezikon fatin e Prigozhin...
Aksidenti ku vdiq kreu i Wagner padyshim ka shumë mister brenda. Histori na ka mësuar se janë rrëzuar shumë avionë bashkë me “peshën politike” që mbanin. Po ashtu nuk duhet anashkaluar fakti se bashkë me Prigozhin, u eliminua dhe gjithë elita e Wagner. Këtu qëndron dhe problemi, pasi askush nuk mendon se kreu i një grupi mercenar nuk e dinte që udhëtime të tilla duhej të shmangeshin. Sidomos në një luftë brenda një lufte.
A ka vdekur vërtet Prigozhin?
Çdo e vërtetë është e dyshimtë. Por dihet që nga vdekja e Progozhin, teorikisht, mund të përfitonin vetëm dy njerëz në Rusi: Vladimir Putin dhe pasardhësit e tij, të gatshëm për t'u hakmarrë për grushtin e dështuar. Një njeri i gjuajtur nga vetë Kremlini, por edhe nga Perëndimi, i cili nuk mund të kishte gjetur asnjë strehë tjetër të sigurt në botë për shkak të duarve të tij të përlyera me gjak. E lëre më një jetë të dytë publike, siç ishte kthimi për të menaxhuar Wagnerin nën komandat e drejtpërdrejta të Kremlinit.
Burgosja, metoda e vjetër e regjimit të Putinit do ishte tepër e rrezikshme: Prigozhin do të kishte rrezikuar të shndërrohej në një martir, një Alexej Navalny i partisë së luftës. Nuk është rastësi që menjëherë pas grushtit të shtetit, ai ishte siguruar për dështimin e çdo gjyqi kundër tij. Dikush duhet të pyesë veten, pse? Por pyetja tjetër që lind spontanisht është: pse u prit kaq gjatë, pasi këmbëza mund të ishte tërhequr shumë më herët, duke pasur të njëjtin efekt.
Kush përfiton nga vdekja e Prigozhinit?
Kjo vdekje, nëse del se është trillim, është funksionale për dy qëllime: për të konfirmuar fuqinë e jetës dhe vdekjes së Kremlinit mbi njerëzit e tij dhe për t'i dhënë "falje" një mercenari të klasit të lartë që ka qenë gjithmonë kuzhinieri i "carit".
Por nëse kjo vdekje është e vërtetë, atëherë ajo flet në mënyrë të vrazhdë për të gjithë armiqtë e betuar dhe të mundshëm të Kremlinit. Mesazhi është i qartë: nëse shkon kundër Vladimir Vladimirovich, ti vdes. Në fund të fundit, disa thashetheme për hakmarrjen që do të serviret e ftohtë kishin mbërritur disa ditë më parë edhe në lidhje me fatin e gjeneralit Surovikin. Me shumë mundësi ai do jetë personi tjetër në listë. Surovikin, po lufton me një fat misterioz dhe tashmë është larguar nga komanda e Forcave Ajrore, i zëvendësuar nga Viktor Afzalov. Nuk do të ishte për t'u habitur nëse një aksident i guximshëm do ti ndodhte edhe atij.
Një paralajmërim
Në universin Rusocentrik, të vetmit që e lejuan veten të tërhiqnin pas Putinin, ishin Prigozhin dhe Ramzan Kadyrov. Tani vetëm i dyti ka mbetur gjallë. Pak ditë më parë, në lidhje me çështjen Surovikin, u përmend "metoda" e tij famëkeqe. Kur udhëheqësi çeçen ka prova ose dyshon për një të tradhti, ai nuk vepron menjëherë: ai do lë njerëzit e tij ta marrin në pyetje të dyshuarin për një kohë të gjatë, duke e lënë atë në izolim. Një "falje" mund të pasojë pas një periudhe shumë të gjatë heshtjeje, ose i dyshuari zhduket përgjithmonë.
Për një kohë të gjatë në listën e pagave të Kremlinit, ai është njeriu që i duhet Putinit për të mbajtur larg makthin çeçen. Ishte ai dhe Akhmati i tij që i kishin ardhur në ndihmë rendit të vendosur në orët e lavdishme të grushtit të shtetit të Ëagnerit. Nuk kishte pasur gjakderdhje dhe tani kasapi i Groznit kënaqet me nekrologjitë ushtarake ndaj mercenarit, të cilit i kishte këshilluar të linte të qetë "ambiciet personale". Ndoshta më mendjemprehtë, udhëheqësi i ri çeçen e di se ai është i dobishëm, por jo i paprekshëm. Dhe kjo vlen për të, si dhe për të gjithë peshqit, të mëdhenj apo të vegjël, që guxojnë të sulmojnë kosheren e grerëzave. Një kryeqytet i rrethuar nga dronët ukrainas, ku narrativat e Putinit fillojnë të kërcasin, për ata që duan të kenë veshë për të dëgjuar. /Përshtati “Pamfleti” nga “Inside Over”
Lini një Përgjigje