
Rasti dyshohet se mund të jetë sërish tentativë për të eliminuar ish-presidentin.
Një tjetër incident është regjistruar gjatë një mitingu të ish-presidenti Donald Trump në Coachella, Kaliforni.
Një burrë i armatosur dhe një leje false është arrestuar jashtë tubimit të Donald Trump në Kaliforni. Rasti dyshohet se mund të jetë sërish tentativë për të eliminuar ish-presidentin.
Zyrtarët e sigurisë në mitingun e ish-presidentit Donald Trump zbuluan armët kur ndaluan një shofer me një SUV të zi në një pikë kontrolli aty pranë.
Shoferi, një mashkull 49-vjeçar, i identifikuar si Vem Miller, posedonte në mënyrë të paligjshme një armë gjahu, një pistoletë të mbushur dhe një karikator me kapacitet të lartë.
Vem Miller u arrestua "pa incidente" dhe u burgos për posedim të një arme zjarri të mbushur dhe posedim të një karikatori me kapacitet të lartë. Policia tha se takimi ndikoi në sigurinë e Trump ose pjesëmarrësit në tubim
Situata mbetet ende e paqartë megjithatë, Departamenti i Sherifit të Qarkut Riverside do të mbajë një konferencë shtypi për të dhënë detaje mbi rastin.
Kujtojmë se nëse konfirmohet edhe ky rast si atentat ndaj Trump, ky do të jetë i treti në harkun e 4 muajve. Me të parin dhe më të rrezikshmin të regjistruar më 14 korrik 2024, gjatë një tubim fushate pranë Butler, Pensilvani.
Më pas do të vinte një tjetër tentativë e dështuar, e cila u pikas nga sigurimi pikërisht në fushën e golfit ku luante ish-Presidentin në West Palm Beach.
Atë ditë, një agjent i Shërbimit Sekret kishte parë pushkën e autorit nëpër një gardh në klubin ndërkombëtar të golfit Trump, në West Palm Beach. Agjenti më pas hapi zjarr teksa tre herë kandidati republikan për president po luante golf.
Autori u largua pa gjuajtur asnjë të shtënë, duke lënë armën dhe sendet e tjera në vendngjarje, ndërsa agjentët shoqëruan Trump drejt sigurisë. Ai u arrestua pak më vonë dhe tani ndodhet pas hekurave në pritej të vendimit të gjykatës./Pamfleti
Lini një Përgjigje