TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Gusht 2025, 10:59

"Ku është ai?!"/ Presidenti Trump bëhet lëmsh, nuk njeh homologun e tij finlandez (Video)

Shkruar nga Pamfleti

"Ku është ai?!"/ Presidenti Trump bëhet lëmsh, nuk

Presidenti amerikan Donald Trump takoi ditën e hënë liderët evropianë në kuadër të përpjekjeve për fundin e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë. 

Mes pjesëmarrësve ishte presidenti finlandez, i cili iu bashkua takimit me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky. 

Trump duket se u hutua për një moment kur kërkoi presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, i cili ishte ulur përballë tij. 

Ai u shpreh “president Stubb i Finlandës, ai është dikush që… ku është ai?”. Presidenti Stubb iu përgjigj qetësisht dhe i buzëqeshur “unë jam këtu”. 

Trump nuk ngurroi të vlerësonte pamjen dhe punën e tij, duke shtuar se: “Oh! Dukesh më mirë se kurrë që të kam parë! Ke bërë një punë të shkëlqyer!”. 


 

Lini një Përgjigje