TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Dhjetor 2023, 08:48

Ktheu banesën në bazë për grupet kriminale, zbardhet dëshmia e Aleks Lulashit: Blej dhe shes prej vitesh!

Shkruar nga Pamfleti

Ktheu banesën në bazë për grupet kriminale, zbardhet

Pronari i shtëpisë e cila ishte kthyer në bazë furnizimi me mjete për grupet kriminale me qëllim kryerjen e krimeve, ka pranuar posedimin nga ana e tij të sendeve të gjetura brenda banesës në fshatin Gurez të Njësisë Administrative Fushe-Kuqe në Kurbin.

Në dëshminë e dhënë në polici pas arrestimit, 40-vjeçari Aleks Lulashit është shprehur se prej shumë vitesh blinte dhe shiste sende të ndryshme, por duke mohuar të ketë lidhe me grupe kriminale.

Ndërkohë banesa e vjetër shërbente si magazinë, pasi 40-vjeçari bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes jetonin në një shtëpi pak metra më larg të ndërtuar gjatë viteve të fundit.

Deri në këtë fazë hetimesh policia nën drejtimin e prokurorisë së Lezhës nuk ka arritur ende të identifikojë personat për llogari të të cilëve posedoheshin këto mjete/sende dhe që ishin bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.

Aparati celular i Aleks Lulashit i cili është sekuestruar në cilësinë e provës materiale do të ekzaminohet për të parë komunikimet që mund ketë patur 40-vjeçari, çka mund të ndihmojë në zbulimin e personave që ai bashkëpunonte.

aleks lulashi

Lini një Përgjigje