TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Qershor 2023, 14:05

Kreu i inteligjencës ukrainase shokon me deklaratën e tij: FSB-ja ruse është urdhëruar të vrasë Prigozhinin

Shkruar nga Pamfleti

Kreu i inteligjencës ukrainase shokon me deklaratën e tij: FSB-ja ruse

Një deklaratë e fortë ka ardhur nga kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kyrylo Budanov. Ai tha se Shërbimi Federal i Sigurisë i Federatës Ruse (FSB) është urdhëruar të vrasë kreun e grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Prigozhin udhëtoi për në Bjellorusi të martën, sipas një marrëveshjeje që i dha fund një rebelimi të shkurtër nga luftëtarët e Ëagner gjatë fundjavës.

 “Yevgeny Prigozhin do të transferohet në Bjellorusi sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga presidenti bjellorus, për t’i dhënë fund rebelimit të armatosur të sotëm kundër udhëheqjes ushtarake ruse. Kreu i Ëagner dhe luftëtarët e tij nuk do të ndiqen penalisht”, njoftoi Kremlin.

Kujtojmë që Budanov që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ka paralajmëruar se Prigozhin po tenton ti marrë pushtetin presidentt rus Vladimir Putin. Lëvizjet e fundit të Kremlinit mbështesin teoritë e tij dhe largimi i Prigozhinit nga Moska. Qëndrimi në Bjellorusi, tregoi qartë se Putin nuk e dëshiron më afër vetes.

vrasje prigozhin fsb

Lini një Përgjigje