Të katër aeroportet e Moskës janë mbyllur përkohësisht, sipas mbikëqyrësit të aviacionit të Rusisë.
Sipas mediave të huaja, Aeroporti në Kaluga, i cili është 160 km në jugperëndim të Moskës, është mbyllur gjithashtu.
"Ekuipazhet e avionëve, kontrollorët e trafikut ajror dhe shërbimet e aeroportit po marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e fluturimit," tha Rosaviatsia në një deklaratë.
Ende asnjë arsye nuk është dhënë nga autoritetet në Rusi lidhur me mbylljen e aeroporteve.
Kujtojmë se lufta në Ukrainë ka sjellë edhe probleme të herëpashershme me fluturimet, pasi në disa raste raketat kanë rrezikuar edhe sigurinë e avionëve.
Ndërkohë avion i Azerbajxhan Airlines me 67 persona në bord u rrëzua ditën e djeshme në Kazakistan, dyshohet se u godit nga shpërthimi i një rakete ruse.
Rrethanat e tragjedisë ajrore në Kazakistan me avionin që u rrëzua ditën e djeshme pranë qytetit Aktau në Kazakistan mbeten ende të panjohura, me autoritetet përkatëse po hetojnë disa pista për shkakun e rrëzimit të avionit, ku mbetën të vrarë 38 pasagjerë.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, një nga pistat që autoritete po hetojnë rreth tragjedisë ka të bëjë me dronët që dyshohet se ishin rus. Avioni u detyrua të ndërronte drejtim për shkak të një sulmi me dron në Rusinë jugore.
Ndërkohë që raportet e mediave ruse thanë se avioni u përplas me një tufë zogjsh përpara se të rrëzohej, por kjo ende nuk është konfirmuar.
Azerbajxhani Airlines tha se avioni ishte detyruar të bënte një ulje emergjente rreth 3 km (1.8 milje) nga Aktau në Kazakistan.
Pasagjerët ishin kryesisht shtetas të Azerbajxhanit, por kishte edhe pasagjerë nga Rusia, Kazakistani dhe Kirgistani.
Do të jetë informacioni nga kutia e zezë që do të jap shkakun e saktë të kësaj tragjedie.
Azerbajxhani Airlines ka njoftuar se do të pezullojë të gjitha fluturimet nga Baku në Grozny, kryeqyteti i Çeçenisë, deri në përfundimin e hetimeve për rrëzimin vdekjeprurës të avionit, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.
Agjencia Reuters e lidh këtë vendim me skenarin e lëshimit të dronit nga Dagestani kundër Çeçenisë.
Lini një Përgjigje